Trokitje e lehtë…!Zymer H.Haliti


Sonte do të vij qetë-qetë të trokas

në portën e zemrës sate të djegur

Do të ecë ngadalë e qetë,s’do bërtas

s’di a do jesh zgjuar apo ke fjetur!?

Do nisem me agun e mëngjesit

atëhere kur ti… do të jesh zgjuar

do jem aty kur rrezet e mëngjesit

mbi dritarën tënde do jen lëshuar.

Rrugës drejt teje do tê hapëroj

me një tufë lulesh si trëndafile

sa shumë dua në dorë t’i dhuroj

dhe nëse do jet çast lamtumire!

Edhe tash nga larg do trokis

në atë zemrën tënde të artë…

kujto ditët,kur unë të kam pritë

koha errët i preu si me shpatë!