TUE ROBNUE


Puntorie Muça Ziba

Pikuar nga hëna,

robnuem mbetët kur çelën stinët

e shtoheshin andrrat e dertit,

robnuem mbetët n’lule të synit t’huaj

robnuem n’goje t’liga që bukën e ngjyejnë me llafe

robnuem nga ata që si ujq shohin hanën e re,

robnuem çelët në livadhet tuaja

lakmuar nga hasmi i vjetër

eh, u thurët mes lulesh tjera

të robnuara.

Pikuar nga hëna keni le

njëmijë okësh guri n’cepë të krahut ju ka mbet.

Hana fener s’ju ka ndejt mbi krye,

përmbi dritë t’syve dielli s’ju ka ndritue.

N’saraje të luftës s’doni me shkue,

rob të gjallë përmotshëm jeni zanë.

About Post Author