Turbullirat e vitit-Zymer H.Haliti 




Ç’janë këto re të rënda,të hirta
që enden sot nëpër qiellin tim
s’po dihet a është nata apo dita
por, e di se ky është atdheu im.

Ne për diellin shumë ëndërruam
se pranverë do të kemi përherë !
por ,dallgët sot kahjen ndërruan
e tani vërshojnë shirat me erë…

Sa shume i çmuam trëndafilet
e çelura nën ferra te arat gurore
dhe cicërimen e ëmbël t’bilbilave
kënduar lëndinave e tokave fushore.

Dhe sot ecim me shpresa-ëndrra
për të nesërmën kohë bardhëdritë
eh ,ç ‘me dikton freskët kjo mendja
që këto re t’hirta do të ikin një ditë…