Turizmi i vjetër dhe një sekuencë filmi-Gëzim Llojdia


Një fotografi e Vlorës së vjetër dhe një sekuencë filmi

Gëzim Llojdia

1.
Charles Baudelaire,  thotë diku në mes një poezie të tij:
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime…..
Nuk pretendoj as sot dhe as nesër dhe kurrë më se do të bëhem shkrimtar apo poet.Do t’ju zhgënjeja ,nëse nuk e njihja veten time.”Njih veteveten,deviza fetare”.
Ndonëse në thelb,frymëzimin hyjnor në rrënjë më ka mbirë.Ëndërrimi është pjesë e këtij parfumimi hyjnor.Ëndërrimin nuk e kam përdorur për të sjell në skenë , fate të gjymtuara në kujtesë,as për të rikthyer kohët e trazimit apo të harrimit të madh.
E shoh këtë si një copë xhami,duke i fryrë me firomën time , në mjegullnaj e kthejë.Trubull më shfaqet një skenë filmi. Dikur, diku nga viti 76, atherë ishim nxënës që vinim nga provinca dhe po shkonim te turizmi i vjetër në Skelë.Kishte rënë shi .Ishte ngrysur Karaburuni.Rrufet dhe gjithë histeria e këtij trazimi të kohës së egëruar,sakaq kishte pushuar përmbi pullazet në ngrehinat e vjetra , të lagjeve të vjetra,në pallate me tulla dhe fabrikatet,në ndërtesat e mbuluara me eternit ,kudo.
2.
Turizmi i vjetër në këtë fotografi të kohës.Kishte mbyllur dyertë.Ne qëndruam te pjesa sipër dhe po kullosnin sytë. Me ne ishte poezia e Baudelaire :Nuk ka nevojë për të trokitur.Hyr, shih, kërko, mbet e habitur/Mure të zbrazët lyer pa ngjyra/
Fotografi, por pa fytyra…”
Dhe cmund tjetër të ishte?
Shpirti kurrsesi, që s’ishte aty,por njëj turmë me kostume të një kohe tjetër.Rikthimi për në kohët e humbura,fjalë nuk mund të bëhej.Kjo turmë në terr veshur me kësi rrobash, për ku nxiton?Nuk ishin donkishotët e kohës,as sancot,mirëpo ishin aktorët e një filmi shqiptar.Kurioz siç jam nxitem të pyes.
Pyetja ime: Cfarë po bëhet aty?
Po xhirohet një film.
-Po cfarë filmi?
Filmi :”Njësiti gueril”,në fakt titulli ishte: “Ilegalët”.
Rikardi një aktor shkodran që kishte xhiruar dhe intrepretuar në dis filma të kësaj kohe,po xhirohej me nje kostum të hapur veror.Në shumë sekuenca ndërpritej dhe ata që prisnin në grupe mendonin duhej të filloj sërish nga e para.Ne qëndruam aty mbi një orë. Përjashta kishte karrige të vendosura pa rregull dhe të rrëzuara. Projektorë të fikur me sytë e mëdhenjë .Aktorë, që rrinin e bisedonin në këmbë. Kamera e lënë përmbi stativë.Një dreq e di ,përse nuk po xhironin.Por filmi tërësisht i është kushtuar udhëheqësve të luftës lexoni kujtimet e N.Hoxhës që e citon edhe këtë film dhe arsyen përse u gatit ,në celuloid deri para viteve ‘90 shfaqej rregullisht në Tv dhe kinematë e pakta të qyteteve.

Filmi “Ilegalët” prodhim i vitit 1976.
Regjisor: Rikard Ljarja, Saimir Kumbaro, Skenari: Abaz Hoxha, Peçi Dado, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Hajg Zaharian.
Interpretojnë
Stavri Shkurti……Besimi
Astrit Çerma……Milo
Rikard Ljarja……z. Tosti
Leka Selfa……Xhevati
Fitim Makashi……Astriti
Mimoza Cika……Afëdita
Florida Mancaku……Ana, bashkshortja e z. Tosti
Vangjel Heba……kuestori
Ferdinand Radi……kaporal Boti
Gjon Vata
Llambi Kaçani……kamarjeri
Ilir Dashi……Mitati
Arben Imami……Leka
Lida Hoxha……Lulja
Veli Rada……z. Xhani
Enver Dauti……babai i Xhevatit
Marta Burda……nëna e Afërditës dhe Mitatit
Përmbajtja e filmit
Lëvizja Antifashiste në qytet ka marrë përpjestime të mëdha. Ndërkohë një emisar i SIM-it (zbulimi informativ i ushtrisë Italiane) nën petkun e inxhinier Tostit kërkon të depërtojë në radhët e njësiteve guerile. Por vigjëlenca dhe largpamësia e komunistëve e ndalojnë veprimtarin e tij.