Turizmi malor dhe jehona e festës së Vilës-Halil RAMA – Mjeshtër i Madh


Festa e një emri që u njoh jo vetëm në krahinën e Lumës apo Kukësit, por kudo në trojet shqiptare

    Jo pa qëllim, në javën e parë të qershorit, ndalesa e radhës e gazetares dhe moderatores së mirënjohur Alma Çupi për emisionin e saj televiziv “Histori Shqiptare” qe fshati Vilë i Kukësit. Sepse këtu është bërë traditë që çelja e sezonit turistik të bëhet pikërisht në ditën e Festës së Vilës, që tashmë është shndrruar në institucion. Një festë, që më shumë se promovim i resurseve turistike, njerëzore e historike, është bashkim i vlerave të elitës intelektuale të këtij fshati, përfaqësues të së cilës i gjen sot në institucione të rëndësishme shtetërore, dhe pse jo edhe sipërmarrës ndër më të suksesshmit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Bruksel, Londër, Zyryh, Mynyh….. Ndaj s’kishte si të mos e tërhiqte edhe kolegen tonë Alma Çupi, kjo festë tashmë tradicionale, për ta pasqyruar atë sa më denjësisht si “Histori shqiptare”. Është ky misioni fisnik për të promovuar traditat dhe vlerat e njerëzve punëtorë, banorë e ish banorë të këtij fshtati në zermër të maleve, me histori të lvadishme.

    Jehona dhe efekti i asaj feste të magjishme, që jo rastësisht organizohej me logon e Kompanisë “Billa” si organizatore kryesore dhe financuese e 92 përqind të shpenzimeve të saj, po përkthehet në bum turistësh nga e gjithë bota që vijnë për të vizituar e për të kaluar ditë të paharrueshme në këto vise të mrekullueshme dhe të bekuara nga Zoti me mrekullitë përrallore që Ai i ka falë fshatit Vilë. Dhe nuk është rastësi që në majën e lartë të Vilës së bukur te “Kepi i Ahut”, “Laku i Erës”. ku u organizua festa e këtij fshati, këto ditë të dëgjosh të fliten shumë gjuhë të botës! Turistë polakë, zviceranë, belgë e gjermanë, të mahnitur me bukuritë e rralla natyrore u gëzohen edhe ushqimeve bio tradicionale që ua ofrojnë bujarisht banorët e Vilës, tregues ky i zhvillimit të turizmit malor në këtë fshat të thellë të Kukësit.

    Kjo edhe për faktin se, që festa të ishte sa më madhështore, Kompania Billa, në bashkëpunim me sipërmarrës tjerë nga Vila, bënë të mundur rehabilitimin e infrastrukturës rrugore nga Bushtrica deri në Lakun e Erës. Madje Kompania “Billa”, në respekt të këtij “orteku” të pandalshëm pjesëmarrësish në festë premton se do ta sponsorizojë atë edhe në vitet e ardhshme, ndërkohë fton biznesmenët e Vilës të kontribuojnë për infrastrukturën dhe në projekte tjera zhvillimore për Vilën.

    RINGJALLJA E TRADITËS

    Kepi i Ahut, Laku i Erës! Sa nostalgji zgjojnë këto toponime tek vilasit e larguar në mërgim, apo edhe në metropolin shqiptar. Dhe jo vetëm tek ata. Ish kryeministri Pandeli Majko, mes entuziamit të papërshkruar të mijëra pjesëmarrësve, do të shprehej se: “Ky është viti i dytë që nën protagonizmin e familjes Billa dhe bizneseve tjera nga ky fshat, mijëra banorë nga Vila dhe nga jashtë vendit mblidhen bashkë, duke e kthyer në një festë të gjithë komunitetit”.

    Parë nga ky këndvështrim, data 2 qershor 2024, ishte një ditë fantastike dhe që gëzoj pa masë çdo vilas, banorë që janë akoma aty në ato vise të mrekullueshme, po ashtu edhe bijtë e bijat e tyre të ardhur nga Tirana, Durrësi, Lezha, Shkodra e nga diaspora, dhe që u mblodhën me gëzimin më të madh, për të kujtuar dhe kaluar këtu momente të gëzueshme.

    Nën moderimin mjeshtëror të Defrim Methasanit – i njohur në gjithë vendin si dhe në hapësirën mbarëshqipare, si ikonë e gazetarisë sportive dhe dokumentarit televiziv, por dhe si organizator i talentuar i eventeve të tilla, festa do të niste me performimin e disa valleve nga valltarë të grupit famoz “Dardania”, nën ritmet e daulleve e curlave, për të vijuar me interpretimin mjeshtëror të  “Elita 5”, Shkelzen Jetishit (Xenit), Shaqir Cervadikut, vëllezërve Sejdiu, Venera&Lind, Osman Hasa, Musa Dauti, Rami Jata, Fadil Jata, Gëzim Morina, Isuf Doçi dhe  të humoristëve Behar mera e Genc Lleshi.  Në këtë perlë të natyrës turistike, Defrimi do të improvizonte mjaft bukur një skenë gjigande nën freskinë e pyjeve, nga ku do të jehonte kënga e vallja lumjane. Më pas do të intervistonte dhjetëra personalitete dhe të përhapte siç di vetëm ai jehonën e mbresave të tyre. Kësisoj, kjo ditë feste mund të konsiderohet edhe si ringjallje e traditës me veprimtari nga më të larmishmet. Madje, nga këtu do ta merrte frymëzimin edhe poetja nga kjo zonë Lubi H Tota (vajza e Vajlës,  Sulbie Han Tota, Barruç-Vilë, Kukës) për të shkruar essenë ‘Vila në festë’: “E bukur Festa në Vilën time, në Vilën e të gjithëve. Aty ku ka vetëm vlerë ai vend i  bekuar nga vet Zoti i Madh.  Vila ime për të disatën herë të brohoras në vatër me këngët e mia! Ty vend i bekuar që kurrë nuk do mundem të ta laj borxhin…”. Dhe nuk nguroj poetja Tota të falenderojë nga zemra të gjithë organizatorët që mundësuan këtë festë madhështore, të gjitha kompanitë që kanë djemt e Vilës në mbarë botën. Ndërsa më të moshuarit, të ngazëllyer nga atmosfera festive, e vlerësojnë festën e Vilës në aspektin e masivizimit dhe të ndikimit të saj në edukimin patriotik të brezave. Dhe kanë të drejtë, sepse përveç pjesëmarrjes masive dhe veprimtarive kulturore, festa pati ndikimin e saj edhe  në evidentimin dhe promovimin e vlerave të historisë, të patriotëve e luftëtarëve të kësaj treve për liri e pavarësi kombëtare, të ngjarjeve e personaliteteve të LANÇ, traditës, arsimit e kulturës, që në këtë zonë, si askund tjetër kanë shkëlqim të rrallë.

    VILASIT, GJATË GJITHË HISTORISË

    E KANË THËNË DINJITETSHËM FJALËN E TYRE

    Studjuesi i historisë Xhavit Lashi, autor i disa librave, që ishte në festën e Vilës si si bashkëkrahinar i vilasve, ende jeton me jehonën e asaj feste të paparë, dinjitoze, madhështore në kuptimin e plotë të fjalës, me një pjesëmarrje masive, me një rregull për t’u admiruar. “Nga organizimi i kësaj feste duhet të marrin shembull të gjithë zonat e fshatrat që pretendojnë për festa të kësaj natyre. Në festën e tyre kishin ardhur banorë të Vilës nga të gjitha trojet ku banojnë dhe diaspora. Kishin ardhur nga Kosova me në krye nipin e patriotit të madh Hasan Prishtina, i nderuari Mehmet Prishtina. Kishin ardhur nga Shkodra, Dibra, Hasi, Tirana dhe nga të gjitha zonat e Kukësit. Kishin ardhur, ish – kryeministri Pandeli Majko sidhe  përfaqësues  të organeve të qeverisjes vendore Kukës. Për gjashtë orë ushtoi Laku i Erës, ushtoi lugina e Drinit të Zi në kufijtë Lumë e Dibër nga muzika, nga kënget e vallet, nga përshëndetjet e brohoritjet”, shprehet i ngazëllyer Xhavit Lashi. Për të janë të paharruara takimet e përmalluara të pjesëmarrësve me njëri tjetrin, gjëmimet e lodrave e meloditë e curleve, që herë – herë dukej sikur jepnin kushtrimin për luftë kundër pushtuesve si në kohën e bajraqeve. Si historian e studius, ai nenvizon faktin e padiskutushëm se vilasit gjatë gjithë historisë e kanë thënë fjalën e tyre në luftë kundër serbëve e pushtuesve tjerë për mbrojtjen e trojeve të të parëve, në luftën e lavdishme Naciaonalçlirimtare dhe në ndërtimin e veprave të mëdha energjitike kombetare.. Ee kanë thënë me bujarinë dhe mikëpritjen e tyre. Në festat e gëzimet e tyre vilasit dijnë të gëzohen e argëtohen.

    Xhavit Lashi, si dhe dhjetra personalitete që iu gëzuan kësaj feste madhështore nuk nguron të pohojë me plot gojën se kjo festë e ka një emër. Ideatori, inkurajuesi dhe pse jo edhe organizatori i saj është Shefqet Billa, ish – mëues e drejtor shkollë në këtë zonë dhe ish drejtues i suksesshëm e i respektuar i pushtetit vendor. Në festën e Vilës ai ishte një i vilase në mes të vilasve duke u përshendetur, duke biseduar e duke gezuar bashkë me ta.

     “Shefqet Billën e karakterizon thjeshtësia. Çiltërsia, sinqeriteti, mirësia e dashuria ndaj të gjithë atyre që e rrethojnë. Suksesin e tij e mbeshtet te puna në  grup. Ai është shembull i ndjenjes së humanizmit njerëzor, duke ndihmuar njerezit në nevojë. Te Shefqet Billa gjen modelin në trajtimin e problemeve e ngarjeve me objektivitet, me vërtetësi e në mënyrë reale”,- thotë Xh.Lashi. E ndërsa ai evidenton këto cilësi të tij, Rramiz Hasa kujton kohën kur kacnecët e pushtetit monist donin t’i prishnin shtëpinë e sapondërtuar, ndërsa Shefqet Billa si ish – kryetar i këshillit popullor të fshatit, vë veton për të mos ja çuuar dëm bashkfshatarit të tij djersën e derdhur për të patur një shtëpi si gjithë të tjerët. Nuk e harron ish – mësues Shefqetin edhe djali i vetëm i Rramizit, Urim Hasa, menaxher i një lokali liksoz në Londër. I brengosur që këtë vit, për arsye pune nuk mundi të vinte në festë, Urimi thotë se për vitin tjetër që tani i ka rezervuar biletat e avionit.

    Fjalë zemre thonë të gjithë ata që shijuan bukurinë dhe magjinë e kësaj feste edhe për bashkëorganizuesin e saj Ideal Billa, që siç ka emrin, ka idealizuar progresin e Vilës, të familjes, të kompanive e të shoqërisë së tij.

    FESTA E VILËS, NJË BASHKËSI VLERASH

    Festa e Vilës ishte më shumë se një ngjarje, ishte një bashkësi vlerash, manifestim i solidaritetit njerëzor. Ndaj dhe jehona e saj vazhdon të parhapet anekanend Shqipërisë, si dhe në hapësirën mbarëshqiptare në botë. Moderarori i saj, Mjeshtri i Madh Defrim Methasani, edhe pse kanë kaluar disa ditë, nuk mund të heshtë përballë një madhështie dhe të mos shprehë të paktën një falenderim, mirënjohje por dhe vlerësim për festën e Vilës dhe organizatorët e saj. “Ata më besuan dhe jam i lumtur që ia dolëm në mënyrën më të mirë të mundëshme, duke tejkaluar çdo pritshmëri. Mijra njerëz u ngjitën në atë vend të bekuar nga Zoti me natyrën piktoreske dhe njerëzit e mirë të tij, në ‘Lakun e Erës’, pika më e lartë ku të dukej se aty ‘toka takohej me qiellin’… Fjalë zemre për burrin e madh e mikun e mirë Shefqet Billa, për komisionin organizator me kryetar njeriun super korrekt Ideal Billa, për shokun e mikun po special që inicoi edhe përzgjedhjen time si moderator i festës Arben Jata, për artistët e mrekullueshëm që performuan në atë skenë natyrale mes malesh e lëndinash të pafund dhe për secilin që u bë pjesë e nadhështisë së një feste të një fshati me kaq tradita në Kukës dhe shqiptari, si Vila. Mirënjohje 5 fiseve të një fshati me kaq shumë personalitete në çdo fushë, Billa, Jata, Dragjoshi, Tota dhe Hasa dhe i falenderoj për gjithë respektin që treguan ndaj meje. Edhe pse zgjati mbi 5 orë, gjithçka na u duk sikur zgjati 5 minuta…”, shprehet Z. Methasani. Për ikonën e gazetarisë sportive dhe të moderimit të eventeve të rëndësishme, jo vetëm në Tiranë, por edhe në diasporë, festa e Vilës ishte një tjetër besim i dhënë, kënaqësi, por edhe përgjegjësi, si moderator i  saj. Kjo edhe për faktin se do të moderonte festën e një emri që u njoh jo vetëm në krahinën e Lumës apo Kukësit, por kudo në trojet shqiptare. Sepse Festa mblodhi mijra njerëz paraditen e së dielës së 2 qershorit, në një vend ku turizmi dhe arti bëhen bashkë.