Në ermimin e frymës tënde të gjeta zhveshur,
me ngjyrën e vet jetës ty grua
me formën më të bukur të trupit
Ëmbëlsia e buzëqeshjes dhe puthjet e tua,
mbetën në sytë e mi
Dhe tash në fytyrën e sosur nga vitet,
me dritën sulfurore mbush ditën dhe jam sërisht me ty
Si një luan i plakur në qafën tënde varur
Si jehona e këngës sate,
në udhën ku shtrihet hija ime e fjetur
Si kandili i një llampe mbi rrasën e një shkëmbi,
ndrisë në bebzat e të përgjumurta sy
Dhe shpirti në parajsë spërkatur me të bukurën tënden dritë
Me vështrimin e kthjelltë prej fajkoi në hënën e rrëzuar nën horizont
Me dritën fosforishente nën pyjet e përgjumura tretëm në hi
Për tu bërë ushqimi qiellor për ty.
