Ty të dashurova-Blerta Basha


Blerta Basha

Eja moj sy bukur moj vetull gajtan,

Me dogje këtë shpirt më dogje këtë xhan,

Eja të t’prek ballin të t’puth në gushë,

more mend e kokës e më dogje si prush.

Eja të vallzojmë lart mbi degë të qershisë,

Me zërin e bilbilit i buzëqeshim dashurisë.

Eja zgjate dorën t’a prek si dallëndyshja,

Në hijet të bajames shkëmbejmë fjalët më t’bukura.

Eja preke zemrën sa shpejt që rreh për ty,

Moj flokë lëshuar që ndrin si një flori.

Eja të t’ledhatoj me aromën e shpirtit tim,

E bukura e viteve dhe në pafundësi.

Eja me dritën e hënës deri në mëngjes,

Se të pret kjo zemër edhe ky shpirt që djeg,

Të dua me shum nga çdo gjë në jetën time,

Me ty u dashurova nga mbrëmja në agime!