Ty të flas:Dallandyshe Lusha Bushi


Ty të flas:Dallandyshe Bushi

TY TË FLAS. 

Të flas 

Por nuk më përgjigjesh fare, 

Më ke pranë por nuk më shikon,

Të them kush jam 

E ti hesht 

Oh. 

 Nuk më kujton! 

Më merr duart me butësi 

Më shtrëngon thellë në gjoks. 

Ooo më zgjohet e bukura fëmijëri

Më zgjohet ledhatimi i ngrohtë 

O unë jam vajza jote e mirë 

Dije, nënë! 

Me ty jetoj dhimbjen 

Me ty jetoj lumturinë. 

About Post Author