Valbona Kolaveri
Flegra flegra
Shprishet shpirti
Ndër ndejë
Kurrizdalë dita,
Shkapërcen ndër fjalë
Dhe veten
Në shpengime të çala
Tymos
Mendime të pazëzhme,
Tek ndizem përbrënda
Veten të gjej
Duke lutur
Qetësinë hijeve
Kur mund të jem e lumtur?
