Tyran Prizren Spahiu-DRITËZON


Tyran Prizren Spahiu 

  · 

DRITËZON

Endja korridorëve të letërsisë së kombit,

shumë foto të poetëve botëror,

sytë ndalen tek fotoja e Dritëroit,

ishte poezia më se e qëlluar, “Letër”.

*

Monumenti “Hapat e mia në Asfalt”

dritëzon hapësirën gjithëshqiptar,

pasuar nga tregimet,

vazhdon me përmbledhjen “udhëtoj i menduar”‘.

*

Romanet, vërtet kryeqendra e botës,

madhështori “Komisari Memo”,

qëndron ballëlartë në botën e letërsisë,

fuqia e pendës rrezaton me “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.

*

Brezat do kujtojnë, lexojnë ajkën e “Devollit”,

tradicionalen gërshetoi me vjerëshimin,

kujtoni magjistarin e “Zërit të popullit”

qëndistarin universal, Dritëro metropolitanin.

*

Prehet i qetë, ka lënë gjurmë monumentale tek brezat,

shpirti i tij gëzon qetësinë,

dashuria kurrë e shuar vazhdon të shëndrit,

veprat prore ofrojnë besnikëri për kombin.

Tyran Prizreni Spahiu

vargje poetike

SIMFONIANE