Tyran Prizren Spahiu: Erudit


Tyran Prizren Spahiu

…krijesa më e bukur në botë

koha nuk të ka skaduar

dashuri shpreh, zbutë ndjenjat e acaruara

urrejtjen, xhelozinë, mërin

të lutem

edhe ti mundohu shëro bishën djallëzor

mbjell lule të paqes, pafajsisë, mendimit të lirë, besnikërisë

oh po, dashurisë trandafilin

vargjet mirësisë

edukatën sjelljes

dijes dhuntinë

mishërimin e të mirës përqafo, vëllau im i shtrenjtë.

*

Erudit i jetës

frut i Krijuesit

ngjizur je dorën nevojtarëve të ofron

përqafo të moshuarit

rinia shpejt do kalon

moshën e rrudhave do shijonë

mirësinë e mbjellur pasardhësit do kujtojnë

sprovohemi me batica, zbatica

unë,ti, një ditë lamtumirë do i themi frymës.

About Post Author