Tyran Prizren Spahiu:Bekuar


Bekuar: Tyran Prizren Spahiu

Arriti ne token fatbardhe te shtetesise,

puthi pragun e te pareve,

syte gjejne dashurine e merituar,

gurbetit i dha rinine, pleqeria takon Kosoves.

*

Endrra u kthye ne realitet,

zemra peshperit,fale te madhit Zot

dua te prehem ne dheun e prinderve,

prane nenes, babes e paraardhesve.

*

Me valixhen e mbushur me kujtime,

fotografite, librat e rilindaseve,

poezite e reja per atdheun, deshmoret e martiret,

ruan me xhelozi te sinqerte.

*

Zbrazi valixhen me kujdes te papare,

serish falenderom te madhin Perendi,

erdhi dita te pushon ne verande,

ndertuar enkas per pleqeri, te shijon ne pragun e kulles se bekuar.

Tyran Prizren Spahiu

Vargje poetike

Gjurmet e perjetesie

About Post Author