Tyran Prizren Spahiu:Faleminderit


Tyran Prizren Spahiu

Malli i shtresuar ne krahërorin tim
një jetë shetitet
shkronjëdashnores shtrova me vargje rrugën.
*
Ulur në rrugën e dashurisë
më dhuroi buzëqeshje prandveror
zëri jehoi në hapësirën e trëndafilave
ndieshme si vet ndjenjat femërore
sylotur më ofroi magjinë e përsosur
ARTIST i shkronjave
më bëre të kjaj
shpirtin nga opiumi e kam të trazuar
lart janë yjet ngjyrë dehëse
thellësit më të fshehura të gjithësisë
që të dy
ngritën duart drejt yjeve, lartësive të paimagjinueshme
i madhi Perëndi, faleminderit për dhuntinë e shkronjës.


About Post Author