Tyran Prizren Spahiu
Poeti dashuron atdheun

Shtatmadhoria e Tij end vargjet,
zbret shkronjat më të bukura të gjithësisë,
fjalët e padëgjuara shkruan në dhomën e gjumit,
jetëson ëndrrat në folenë e dashurisë,
mbase sheh pik lot ne syrin e Tij,
dije ujë nuk është, ndjenjat janë,
ndonjëhere mbyllur ne vete mediton,
bekuara zonjë janë këto çaste te frymëzimit.
*
Pas mesnate ftuar je pendën të shoqërosh,
ngjiteni ndoshta në botën e Tij të pakuptimtë,
kupton
eshte duke hedhur vargjet e përjetësisë.
*
Bashkë do lundëroni në botën e të bukurës,
çaste këto kur vetëm është fizikisht,
mendimet si mërgimtari i ka huazuar kohës,
gëzuar qëndron në stuhinë e jetës,
lagur i tëri, kërkon vend të ngrohtësisë.
Vargje poetike XII