Tyran Prizren Spahiu
Shfletoj

-krijimtaria ime në vargje-
Në dhomën e pasur me dije,
bashkëjetojnë
kënaqësia, hijshmja, fjala e shkruar,
vargje këto të mbërthyer me plotë shije.
*
Janë kohëra tërheqëse, por të vështira,
strofat lëkundin qenien njeri,
zbrazëti në ditëshmërinë e etur,
mposhtin intrigën, epshin, përfitimet e mëkatuara.
*
Zymtësia, trishtimi gjallërojnë,
gjendja shpirtërore e brengosur,
rrjedh akull në damarët e gjakut,
shkronjat sërish rifitojnë.
*
Shumë mund, djersë dhe dashuri
gërshetohen në ”Mëso Gjuhën e Ëndrrave”,
shoqëruar ngushtë me Ngjarjet ”-1999+”,
shkrihen në poezitë ”Jeta Është Dhunti”.
*
Në qetësinë e dhomës
”Poezia Buron Nga Zëri i Brendshëm”,
mbështetur në raftë
sytë verbërohen nga ”Shtylla e Pestë”.
*
Më dehin ”Kalldrëmi” & ”Jetëshkrimi Burimor”,
ndjehem si bleta në nektarin panveror,
kokëlartë kalëron kalorësi në mejdan,
”Kështjella e poezisë” që edhe kohën do sfidon!
”Ikonë”, mbretëreshë në dinastinë e letërsisë,
është olimpi i poezisë, aromë dehës,
jam arrestuar një kohë të gjatë
siç tha Vasili “Me Vlera Unikale, është kjo Përmendore”.
Sot, jo vetëm sot, poet, shkrimtar, dashnor i artit,
vend do gjen edhe nesër në të arta librari,
dy vëllime,
”PRAPA KURRË MË”! Roman që lëviz shoqëritë,
gëzon të ardhmen thellë futet në të kaluar…
*
Mos më shikjo si “mëkatarin”
ardhacakun që zbukuron natyrën zhvirgjër,
por ti, mik, që respekt të palëkundur meriton,
gjeje kohë, lexo “BOHEMIN”, veprën në dy gjuhë botërore …
*
”Lidhja” të fton në dyluftim,
përcjellur nga ”E-DITA” lirike që strehon me xhelozi vargjet,
në këtë mrekulli shkronjat vallëzojnë,
ndjeshmërinë e shpirtit pasuron me dashuri të posaçme.
*
Forti të gjurmon, ther, fundin të bjerë,
pafajshmen Gertrudë sulmon,
lexohet në një frymë të vetëm, Romani MORT,
mbase
do më akuzojnë, ose lëvdojnë,
unë, unë isha ai që u futa në lëkurën e Ibit,
me të jetova, lidha ditën, kohën, emocionet, në sytë e mi pësoi, djaloshi i Lindjes së dhunuar.
*
Në romanin SILUETË, ndeshen Lindja me Perëndimin,
qërohen llogaritë, viktimizohen të pafajshmit,
Ammari ndërmjet dy zjarrëve
gjen pjesën e dytë, jetën,
dashuria e Hannas ringjall ndjenjat,
tenton të zhduket nga radarët e sigurimit, por kot,
udhëkryqet e jetës ashpër e dënojnë.
*
Pas dimrit të ashpër, mirëpritën shkëndijat e diellit
vargje të reja poetike, shkronjat e fundit të poezisë
SHKRONJËTARI besnik i letërsisë
Përcjellur nga KALORËSI jetëgjatë
SHQIPNJË, DHUNTI e GJURMËT E PËJETESISË.
*
Skena e teatrit ndërtuar nga lexuesit, për lexuesit,
VËRTET NDODHI, familja Kelmendi në Kanadanë e largët,
kureshtja sundon në shiritin filmik mediatik
ku janë nisur, ç’bëjnë Mali, Qëndrimi, Rilindja
mos vallë Pishtarit të zhdukur do gjenden eshtrat!?
*
Romani ATEISTI, Valter, Savana e Arabi i paçipëzuar,
besohet se ngjarja nuk është fiktive as imagjinatë e përkryer,
në zemrën e vlerave ndodh, në shtetin mik e gjithandej.
ja romani ATEISTI,, kurorë e lavdisë së SHKRIMTARIT.
*****************
Diplomoi në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universitetin e Kosovës.
Mirëpo, ky “zë” i tij në vargjet poetike e prozë është një dëshirë shumë e madhe dhe mendimin përfundimtar do jepni JU!
Përpjekja për të gjetur tema që shqetësojnë, bezdisin, emocionojnë, dhunojnë, përqafojnë dhe për të përshkruar për te është kënaqësi dhe sfidë…
Duke qenë i lidhur emocionalisht me Prizrenin, Rrapin, Marashin, preferon jetë të qetë pa turbiulenca ajrore, frymon thjeshtësi dhe vazhdimisht vazhdon të përhapë miqesi e mirësi…
Pavarësisht se ku shkon Tyrani, do të pasojë jehona,
“Ai është në Dritën e Shkronjave ShqipNjë”.
Po ashtu nga Tyran Prizren Spahiu
ROMANE,
1. Roman- PRAPA KURRË MË KURRË! Vëllimi I
2. Roman- PRAPA KURRË MË KURRË! Vëllimi II
3. Roman-MORT
4. Roman –SILUETË
5. Roman -VËRTET NDODHI!
6. Roman- ATEISTI- ( shpresoj shumë shpejt)
*
VËLLIMET POETIKE
06.Vargjet poetike-I-1999+
07.Vargjet poetike-II-Jeta është dhuratë
08. Vargjet poetike-III-Mbani ëndrrat gjallë
09. Vargjet poetike-IV-Vargjet burojnë nga zëri i brendshëm
10. Vargjet poetike-V-Pesë shtylla
11. Vargjet poetike-VI-Kalldrëma
12. Vargjet poetike-CV-Jetëshkrimi burimor
13. Vargjet poetike-VIII-Kështjella e poezisë
14. Vargjet poetike –IX- Ikonë
15. Vargje poetike BOHEMI
16. Vargjet poetike Bohemian-anglisht
17. Vargjet poetike LIDHJA
18. Vargjet poetike E/DITA
19. Vargjet poetike SHKRONJËTARI
20. Vargje poetike KALORËSI
21. Vargje poetike SHQIPNJË
22. Vargjet poetike DHUNTI
23. Vargjet poetike GJURMËT E PËRJETËSISË
24. vargje poetike The Knight-anglisht
25. Mësoni gjuhën tuaj të ëndrrave, anglisht
Gramatikë- Grammar-Visual English Dictionary.