Tyran Prizren Spahiu:Zot, kujdesu për Shqiptarinë!


Tyran Prizren Spahiu

Jetoje larg kujdesit

Frymoje e etur për dashuri

Shikjoja vijën e ndarjes së egër

Mëmëdheu im e shtrenjta Shqipëri.

Kreshtat tmerrësisht të varfëruar

Detet në pafundësi të vetmuar

Ajri i rënduar dhe neveritës

Gërshetuar në ty e çmuara atdhe.

Rrugëtimi mijëravjeçar në errësirat e historisë

Shkelur nga barbarët gllabëritur nga korbi i zi

Vajtonte deti gjëmonin mallet shqype

Jetohej në varfëri shkëputur gjallëria

U harrue anashkalue u anatemue

U fut në harresë në shkretëtirën e pafund

Helmosur fryma i trazuar shpirti

Farkëtuar si I kotë pa vlerë pafrytshëm

Frynin erërat shkatërruese stuhia monotone

Zhurma e armëve përsëritej

Gjaku brez pas brezi freskohej

Kujtonte hienën e ardhacakëve mizor…

NE

Jetonin në ankth e tmerr

Ushqeheshim me mëri dhe urrejtje

Dyert e mbyllura muret e larta

Ndërgjegja e vrarë emocionet e dhunuar

Dora tinzake gjak përsëri gjak

Notonte jeta në detin e tmerruar

Heshtje varri kundëmonte

Stuhitë ballkanase paepur godasin

Ata të fshehtë pispillosur buzëqeshur

Kafshët kërkonin prenë në Ne…

Ngritu mbretëreshë hapi krahët

Lundëro bjeshkëve alpeve shqype

Zonjë e bekuar nëna e shqiptarisë

Zëri Besë le të jehoj fuqishëm…

…dhe kur fundosen aspiratat e piratëve

Goditur nga dora yt e hekurt

Valëzo shesheve të qëndisura me nam

Ndriçuar me krenari dhe bujari

Vëllazërit e bashkuar me fjalën e dhënë Besë

Kushtetutën e Lidhjes

Askush dhe asgjë nuk guxon të nëpërkëmbë

As erërat më të fuqishme tokësore

Stuhitë e deteve shembjet e fortifikatave

Tmerri i luftës mortajat botërore

ASGJË

Kushtetuta do jetoj

Ai-populli veshur me burrëri frymëzuar me Besë

Do ruaj

Deri në ditën e apokalipsës

Mbijetojë edhe ditën e gjykimit…

MOS

Mos të grushtohet dija helmohet rinia

Mbjellet fara e urrejtjes vëllazërore

Mos të vërshojnë burgjet rrymat politike…

SOT

Në ty gërshetohen Shqipja dhe Shqiponja

Vëllazërit e ndarë shtegëtojnë shtigjeve

Bashkuar vetëm të bashkuar te arrijmë horizontet

Do rrugëtojmë në bardhësinë e bukurës ardhmëri.

Prof Tyran Prizren Spahiu

vargje poetike IV.

About Post Author