Tyran Prizreni Spahiu :Ajo, rrëfen ne veten e parë,
…thotë, NDODH NE JETE, APO?
Nga jashtë pamje e përsosur,
harmonia e mrekullueshme mbretëron,
u befasova si mund te jetësojnë e aktrojnë lumturinë,
brendësia frymon mosdurim, mbase edhe fundin e dashurisë kurrë te ekzistuar.
*
Pohon, te dy aktoret duhet faktin te pranojnë,
njeri tjetrit te thonë lamtumire,
kurrë nuk është vone për te takuar fundin,

kthehen jetës se vërtet e realitetit te bukur.
*
Dëbora dritëzat e diellit nuk duron,
as stuhia kasollet dobët te ndërtuara,
ndeshen dy natyra tejet te kundërta,
ehh, nuk është fundi i njerëzimit as Armagedoni.
*
Qete, si i ka hije njerëzve te rëndomtë,
largohemi pa ofenduar e kërcënuar,
dashurinë e vërtet kërkojmë ne vendin e duhur,
lamtumire themi njeri tjetrit e urojme shëndet e mbarësi ne jete.
Vargje poetike
Gjurmët e perjetesise