U bënë gazi për dynjanë …
Mori vesh e gjithë mëhalla
U takua , Basha – Balla.
Se , çfar thane ? E dinë vet
Por , një gjë dihet mirë
E di një popull i tërë
Se , të dy këta ” qafir :
Një pazar e kanë bërë.
Njëri shtëma tjetri gjymi
Presim , kur të dali tymi.
Ìshalla qoft pa zarar
Se , dhe prishesh në pazar.!
Po , përse ore të zinjë
Takoheni fshehur , si minjë
Pse s’takoheni në shesh ?!
Çfar thatë ? Ta marim vesh.
Çjanë këta politikanë ?!
U bënë gazi për dynjanë
S’u bënë njëherë me namustër
Por , mbetën gjithmonë me llustër.
