U deha-Majlinda Pajaj


Majlinda Pajaj

U deha nga puthjet e embla të asaj nate

Aroma jote nderur në lëkurën e trupit tim,

Si vera, kur vallzon në melodinë e një sonate,

Mbi vreshtat e rrushit, nga lindja në perëndim.

Më kap një mall e, shpirtin më përvëlon,

Ç’më mbush plot, me pikëllim të vjedhur ai

Ëndrra ime me flatrat e kujtimeve shkon,

Si pentagram i thyer netëve kur mungon ti.

U deha atë natë nga të ëmblat puthje,

Në sy ca rreze, vezullim i një vegimi,

Si hije vrapoje tastierës, ti me ngutje,

Me tekstin e grisur, ku derdhet më tej shpirti.

U deha nga puthjet e embla të asaj nate

Aroma jote nderur në lëkurën e trupit tim,

Si vera, kur vallzon në melodinë e një sonate,

Mbi vreshtat e rrushit, nga lindja në perëndim.