U GOZHDOVA NË SYTË E TU
GËSHTENJË


U GOZHDOVA NË SYTË E TU
GËSHTENJË

Si për sherr, atë mbrëmje maji té takova,
e u gozhdova përnjéherë në sytë e ty géshtenjë,
pérnjéherë ndjenjave të shpirtit iu dorëzova,
e lejova të notoja në ujërat e dashurisë si më e bardha mëllenjë!

Po ç’ mu desh të t’ shikoja, si për taksirat,
e s’ munda té frenohem, lakmova té puthitem n’ buzét e tua,
pa ty, prej asaj nate, çdo lindje agimi më dukej e gjaté,
mezi prisja të agonte, té t’ pérsërisja fjalën ” Të dua”!

Sa kënaqësi e dhimbje po sillka sevdaja,
kristal si kroi po të jetë,këto i posedoka,
për njé grimë dyshimi a xhelozie, po té shpoka si mortaja,
e prapë po u riktheka si në fillim,veten s’ po mund ta gjykoka!

VIOLETA KADRIU, 15 shtator 2022 , Podujevé- Kosovë

About Post Author