U GRINDËN VARGJET MBI LETËR
U grindën vargjet mbi letër,
kot ashtu për hiç asgjë,
nis sërisht avazi i vjetër,
njëri zgjohet…e tjetëri s’flë…
E kështu zhurmë-rrëmujë,
gishtat mpirë s’di ç’të thonë,
heshtur rrinë pa bërë bujë,
mekur keq…gjer natën vonë…
Dikur shpejt tej në të gdhirë,
strofa ngjizet…ca penguar,
muza bredhur…plot delirë,
majë pene…bojë-shpenguar…
U grindën vargjet mbi letër,
buzë e hundë…sy e veshë,
nis sërisht avazi i vjetër,
njëri vrejtet…e tjetri qeshë…
