U largove-Xhevat I. Prebreza 

U largove pa kthyer kokën
pa një fjalë, pa një përshëndetje
heshtja mbeti në prag të derës
shpirti mbeti në pritje.

Ike me hapat e natës
prania jote u shua si një hije
rrugët e zbrazëta më flasin për ty
era më sjell kujtimet e ftohta.

U largove, por zëri yt
s’pushoi së kumbuar në mendjen time
ëndrrat më ngushëllojnë çdo natë
drita zbardh vetminë.

XHP. 02.07.2025, Prishtinë