U lodhëm-Suzana Rama


Dreqi e mori,
shumë na lodhi,
shpirtin, pak nga pak,
na e mori televizori,
se jemi njerëz,
me shije, të ndjeshëm,
e nga ky mikrob,
nuk jemi të paprekshëm.

Duam të gëzojmë,
në mbrekullitë të besojmë,
si qeshëm, të qeshim,
të dashurit të takojmë,
syri t’na ketë dritë,
çdo orë dhe çdo ditë
.
E shtrënjtë është jeta ime,
por edhe jotja mik,
që kjo pandemi,
në shtrat të përpëlit,
në shtëpi, a në spital,
lodhur, pa frymëmarrje,
cfilitur nga kolla,
dridhur prej ethesh flamë.

Sa herë ka lajme,
për shpëtim jete,
për njerëz që ja dalin,
kam një rreze shprese,
po kur në apel,
dikujt i vihet vizë,
nuk i mbaj dot lotët,
mallkoj pa mëshirë.

Këtë djall me brirë,
armik të padukshëm,
me emrin Covid,
që ka mbjellë frikë,
në zot shpesh lutem,
ndez ndonjë qiri,
para tij përlotur ulem,
për ‘ta uroj përjetësi.

Dreqi e mori,
u lodhëm nga televizori,
nga lajmet, nga pandemia,
ai që na e mbolli,
mos ju ndaftë zia.