U ndjeva luledielli-Liljana Ndoni


Liljana Ndoni

Mjafton në një cepë të Botës të jemë,

Nën një luledjelli universin ta shohë,

Mjafton fytyrën drejt Djellit ta kemë,

Për mos të parë hijen time që më mundon..

Oh, luledjelli e lodhur prej motit,

Ti Djellin as për një castë se ndan prej shpirtit,

Ti i numëron hapat e Djellit,

Besnikëria jote është emlem e krijimit,

Digjet dashuruar sa shehë yllin e mëngjezit,

Dhe në atë vendë të artë fle dhe shoqëron perëndimet,

Aty, ku dhe shtegëtari përfundon udhetimet..

Edhe kur shtërngatat e shiut të përplasen me tokën,

Nga rrënjët u shkulën dhe prerë këmbën,

Dhe e rrëzuar nën dhe, prap se ule kokën,

Fytyrën Djellit ja le, për mos tu bërë kalbësir me Tokën..

Më ngjasojnë me dashurit e dhunuara,

Femrat që humbën jetën, si në ëngjëj të kthyera,

Fëmijet e tyre imazhin e nënës e shikojnë në njemijë menyra,

Të tjetat, shirat që ranë nën të, jua ulën kokën,

Qëndruan të fotra, pastaj një nga një e ngritën kokën,

Lotët e shiut u fshin pritën me Djellin të lumturohen,

Unë.. të gjitha ne, ndjehemi si luledjelli

Të arta nga brënda, të bollshme në fara,

të thjeshta rrezatuese pjellore me bukuri stalli,

Kthehemi si në mijra djej për Djellin, ndër fusha e ara..

Çdo mik është një Diellë për tjetrën,

Gjithashtu ajo luledjelli që dhe e ndjek,

Në mëndjen si luledjelli vdesin për njëri tjetrën,

Me gjithë forcën e tërhek.

U ndjeva luledjelli, mu shfaq një besim i mrekushëm,

Me jep siguri e energji, në vetvete,

Sa e mundëshme po dhe aq dhe i pranushëm,

-Sa e përcjellshme është ngrohtësia jote!

Dhe kur retë e zeza e mbulojnë Diellin,

Presin, kthehen me ankthin në ëndje ngelen,

Në kopështin e zemrës kur farën hethim e mbjellim,

Eshte Djelli universë ku dhe lulet e besimit i çelin..

L. Ndoni. 24.5.23.Genova