U ndriftë pena:Sanie Tushi Rrokaj



Poezija është romancë
E bukur dashurie.
E ëmbël që të jep
Shumë doza kënaqësie .
Të jep emocion dhe bukuri
Kur e thur me vargje brilante
Eshtë ndjenjë dhe frymëzim
Ngjan me të bukurën magji
Është si vetë dashuria
Kur nuk deformon vargjet
Kjo quhet poezia
Është diell i pa ngopur
Netët yjet dhe hënën
Të jep dritë në gjithësi.
E ngjyen penën jetës -popull
Me dhimbje brenga
Vuajtje halle
Loton pena magjike
Fletës së bardhë
Dashurinë e nënës
nxjerr nga shkronjat
Sythet dhimbjet e gëzimet
E flet me gjuhën e saj
Me atë gjuhën madhështore.
Pena e mëndjendriturve poetë
jeton mes ëndërrave të bukura
Të dashurisë.
Vashëz ,maleve e deteve lumenjëve
E kodrave.
Luleve e bukurisë.
Tërë stolitë e botës përmbi krye.
Poeti është artë ,e arti nuk shuhet
Kurrë .
Dashuro poezinë me zëmër e shpirt
aty gjën mrekullinë e lumturisë.
Poeti është ëndërr prej gjethi
që përkëthen lumin njeqind burime
njëzëri .
Dhe zoqtë që venë e vinë
pa zëmër në fluturim
Thanë dete e oqeane
Me gjak shkruan poezinë.
Poetit i rrjedh gjak i pastër në venë
Mos u shteroftë pena kurrë
Si uji që rrjedh nga zalli
Në stuhi e në furtunë
Poeti si çikë stërralli.