U ngrita , vëndi s’më mbajti

Adem Nuhaj
Shoh një vajzë , një lozonjare
Që , më ka vën në siklet
As e vogël , as e madhe
Më ikën përpara syrit
Baluket mbi ball të prera
Duket , si lulja e pyllit
Si lulet , që ka pranvera.
Buzënjoma qumështore
Si , shushunjë ajo vetull
Gushë e saj , si flokë bore
Syri saj ulli i pjekur.
Ndar floku , ngjyrë trendeline
Si , ujëvara mbi shkëmbinjë
Një degë hedhur mbrapa shpine
Tjetëra derdhej përmbi gjinjë.
U ngrita , vendi s’më mbajti
Ì preva rrugën përpara
Me ty , thashë më rëntë fati
E ngacmova me shakara.
Faqet e saj njomështake
Si , mollë e kuqe u bënë
Kur , i thashë do vij pas darke
Se shakan , shaka s’ta lëmë.
Hajde nē krahët e mia
Sevdan me frikë mos e mer!
Mos ki frikë nga dashuria !
Se , është lule në pranverë.
Me shikim të saj më tha
Hajde lehtë e mos bëj zë
Të dy dolëm krah për krah
Siç e thamë ashtu u bë.
Ndrinte Hëna edhe Ylli
Mesi natës bashkë na gjeti
Kur , filloi t’i mbyllej syri
Kokën tek unë e mbështeti.