U regjistrua Shoqata e shkrimtarëve “Pro litera” në Tetovë


Berzat Sadiki

U regjistrua Shoqata e shkrimtarëve “Pro litera” në Tetovë. Kryetar u zgjodh Berzat Sadiki, profesor. Në të ardhmen pritet të realizohet Programa dhe Qëllimet e shoqatës.

Ja një pjesë të aktiviteteve të mundshme për t’u realizuar: do të organizojë aktivitete publike për promovimin dhe përfshirjen e vlerave të përgjithshme kulturore; do të kontribojë në afirmimin e krijimitarisë letrare, në zhvillimin dhe pasurimin e sajj; do të angazhohet në krijimin dhe zbatimin e politikës kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut; do të angazhohet për të drejtat e njeriut, për lirinë e mendimit dhe të shprehjes; do të angazhohet në përmirësimin e statusit të letërsisë si begati sociale e shoqërore; do të merret me botime librash, revistash dhe lloje të tjera të materialit të shtypur dhe elektronik; do të ndajë çmime dhe lëvdata; do të organizojë aktivitete me shkrimtarë dhe me të rinj të talentuar; do t’i konsultojë dhe organizojë të rinjtë nëpërmes ligjëratave dhe kurseve të gjuhës amtare, gjithashtu kurse për komunikim me shkrim dhe me gojë; do t’i konsultojë, organizojë dhe promovojë aktivitetet dhe aftësitë e të rinjve nga shkollat ​​fillore, të mesme dhe rangje të tjera; do të organizojë dhe zhvillojë trajnime për zhvillimin e kapaciteteve shprehëse letrare; do të organizojë takime letrare brenda dhe jashtë vendit; do të përpiqet të anëtarësojë shkrimtarë sa më cilësorë; do të bashkëpunojë me organizata të tjera vendase dhe ndërkombëtare të cilat merren me letërsi dhe art; do të organizojë aktivitete letrare dhe të tjera aktivitete kulturore dhe aktivitete të ngjashme kulturore; do të përpiqet të sigurojë kushte materiale financiare (të bazuara në statut dhe në ligj) për aktivitetet dhe aktivistët e saj. Këto janë vetëm pjesë e aktiviteteve të planifikuara me programë dhe statut.

Biografi e shkurtër e Kryetarit të Shoqatës së shkrimtarëve “Pro litera”.

Berzat Sadiki u lind më 06. 04. 1962. Јеton në Tetovë. Ka të kryer Fakultetin Filologjik – Gjuhë dhe letërsi maqedone dhe pret të diplomojë magjistraturën në Institutin për gjuhë maqedone ”Krste Misirkov” – drejtimi Maqedonistikë me komunikologji. Punon në arsim.

Ka filluar të botojë që nga viti 1975 nëpër revista dhe gazeta në Maqedoni dhe në Kosovë. Në vitin 1983 është çmuar me vendin e dytë në “Takimet e 21-ta të poetëve të rinj në Maqedoni”.

Pas një pushimi të gjatë në krijimtari, ai i është kthyer shkrimit.

Themelues i Shtëpisë botuese MIRËSIA. Ka botuar revistat: Argumenti, Mirësia, Shkollari, Klubi i fëmijëve. Merret me poezi për fëmijë dhe të rritur. Pjesëmarrës nëpër takime letrare. Fitues i çmimeve dhe lëvdatave.

Ka botuar:

“Sa mirë, sa bukur” – poezi për fëmijë, ASR, 1996 Tetovë;

“Abetare, shoqe e parë” – poezi për fëmijë, Asdreni, 1999 Shkup;

“Kur flejnë zogjtë” – poezi për fëmijë, 2019, Tetovë;

“Ku u tret buzëqeshja” – poezi për të rritur, 2020, Tetovë;

“Faqet e lagura” – poezi për të rritur, 2020, Tetovë

Së shpejti pritet t’i botojë librat:

“Deri te fjala” – poezi;

“Tri hënat” – poezi për të rritur;

“Ne jemi dashuria”, vjersha për fëmijë;

“Kujt i përkasin lulet” – poezi për të rritur;

“Pishtarë” – antologji poetike;

“Thesar urtësie” – aforizma, citate urtësie

“T’i duash nxënësit”, mësimdhënia dhe edukimi në mësimdhënie, vështrim shkencor, 2007, Tetovë;

“Mësimdhënia kërkon angazhim dhe përgjegjësi”, vështrim shkencor, 2006, Tetovë;

“Personaliteti i arsimtarit te nxënësit”, vështrim shkencor, 2007, Tetovë;

“Terminologjia kompjuterike”, në gjuhën maqedone dhe shqipe me kuptime maqedone, punim shkencor, 2007, Tetovë;

“Gjuha maqedone dhe gjuha shqipe në materialet reklamuese te prodhimet kozmetike”, komunikologji, 2007, Tetovë.

/

Берзат Садики е роден на 6 април, 1962 година. Живее и работи во Тетово. Завршил Филолошки факултет – македонски јазик и литература и се очекува да дипломира на постдипломските студии – Македонистика со комуникологија на Институтот за македонски јазик „Крсте Мисирков“ во Скопје.

Објавува од 1975 година по списанија и весници во Македонија и пошироко. Во 1983 година наградено со второ место на „21-те мајски средби на млади поети на Македонија“.

По долга пауза, продолжува.

Основач на издавачката куќа МИРЕСИА, каде што ги објавува списанијата: Аргументи, Миресија, Школари, Детски клуб.

Пишува за деца и возрасни на мајчин јазик, на македоснки јазик и на хрватски и истите ги преведува. Добитник многу награди и пофалби.

Објавил:

„Колку е добро, колку е убаво“ – поезија за деца, АСР, 1996, Тетово;

„Буквар, првиот пријател“ – детска поезија, Асдрени, 1999, Скопје;

„Кога птиците спијат“ – поезија за деца, 2019, Тетово;

„Каде исчезна насмевката“ – поезија за возрасни, 2020 година, Тетово;

„Влажни образи“ – поезија за возрасни, 2020 година, Тетово

Наскоро се очекува да ги објави книгите:

„До зборот“ – поезија за возрасни;

„Три месечини“ – поезија за возрасни;

„Ние сме љубовта„ детски песни,

„Кому му припаѓаат цвеќињата“ – поезија за возрасни;

„Факели“ – поетска антологија;

„Ризница на мудроста“ – афоризми, цитати и поговорки.

“Да ги засакаш децата”, наставата и едукацијата во неа, научени погледи, 2007, Тетово;

“Наставата бара посветеност и одговорностi”, научни погледи, 2006, Тетово;

“Личоста наставник кај учениците”, научни погледи, 2007, Тетово;

“Компјутерската терминологија”, на македонски јазик и на албански јазик со значење на македонски јазик, научен труд, 2007, Тетово;;

“Македонскиот и албанскиот јазик во рекламните материјали кај коѕметичките производи”, комуникологија, 2007, Тетово.

About Post Author