U shkapërderdhëm-Kumrie Avdyl Shala


Kumrie Avdyl Shala

E shkapërderdhëm dashurinë nëpër botë,
Njëherë në vit po mblidhemi në odën e moçme
Se, vetëm përvjetoret po na bashkojnë.

E rëndë është kur dashnitë i merr era.
T´i qash apo t´i gezohesh ikjës,
kur çdo ditë odës së moçme
i shuhet nga një kandil
e, ne shtangemi nga mërzia.

Janë degdisur lejlekët,
strofulla më nuk po ndërtojnë,
as qukapikve nuk po ua ndegjojmë krismën
ashtu sikur para do viteve.

Është shkapërderdh dashuria e hershme,
Tash, edhe me dashte, ke frikë
se, lejlekët kanë nuhatur ngrica
në Bjeshkën e (Nemun) Lumnueme.