U shua mithi i kinematografisë shqiptare, Kristaq Dhamo!


U shua mithi i kinematografisë shqiptare, Kristaq Dhamo!
Para pak ditësh pamë të rikonstruktuar me sistemin dixhital filmin kryevepër të regjisorit mjeshtër, Kristaq Dhamo, filmin e parë artistik të Kinostudjos me titullin aq te njohur, Tana!
Salla e arkivit te filmit ishte e mbushur plot e përplot, kishte pak kineastë te dikurshëm dhe shumë të rinj.
Prania direkte e aktores kryesore, Tinka Kurti, e bëri më emocionale takimin. Fjalët e thjeshta për veten, si luajti në film…ashtu kot…por fjalët e saj të zgjedhura për regjisorin Kristaq Dhamo, që kur ishin prezantu, i ishte dukur, si i huaj, nga veshja, mënyra e sjelljes …
Reagimi nga salla ishte i vazhdueshëm, duke hyrë bukur në atmosferën e një jetë ,që ishte më shumë se dy kohë larg…
Megjithëse ishte filmi i parë artistik, dukej një dorë mjeshtërore, sikur të kishte bërë dhjetë filma para tij…Kur bisedova me një vajzë të re, ajo më tha se tema e dashurisë ishte mjaft e avancuar për atë kohë. Ne na thoshin se ishte e ndaluara dhe e puthura, ndërsa këtu te filmi pashë diçka tjetër.
Mjeshteria regjisoriale e bën spektatorin të mbërthehet mbas kuadrit filmik, të mos e ndajë veten nga personazhet e filmit, të njëjëzohet me ngjarjet dhe të dalë nga filmi me emocione,se pa në ekran një fragment te vërtetë nga jeta !
Kristaq Dhamo u diplomua si regjisor filmi në Budapest, ashtu si dhe shumë kuadro krijues të tjerë, qe hodhën themelet e kinematografisë shqiptare me kulturë te vertetë filmike të shkolluar kryesisht në vendet e lindjes, por të injektuar edhe nga kultura perëndimore, përmes filmave të huaj, që shfaqeshin fillimisht në kinematë tona por posaçerisht për kineastët e Kinostudjos.
Kristaq Dhamon brezat e kineasteve e njohën fillimisht me filmat artistikë të krijuar prej tij me cilësinë e krijimtarisë më të mirë të filmit rus, cek, hungarez, italian apo francez të asaj kohe
Tek filmi artistik” Tana,” më pas tek filmi “Vitet e para”,ra në sy menjëherë se talenti regjisorial i Dhamos ishte diçka origjinale dhe e avancuar për një kinematografi që po hidhte hapat e para.
Ndertimi dramaturgjik, kamera dinamike, drejtimi i lojës së aktorëve vinin në një harmonizim të tillë, ku sejcili krijues, apo aktor thoshte me dinjitet admirues, shprehjen e tij artistike.
Aktorë të mëdhenj te teatrit, me punën drejtuese e bashkëpunuese regjisoriale, te fjalës me pjekuri profesionale të regjisorit Kristaq Dhamo, morrën ngjitjen e rrugës së bukur te artit kinematografik!
Tek filmi Tana, Tinka Kurti luan krahas aktorëve të njohur, Naim Frashëri dhe Kadri Roshi.Loja që nxit regjisori I filmit , Kristaq Dhamo, është drejt personazhit sa më afër jetës, me lëvizje e veprime të natyrshme, pa u zbuluar keq pranë fokusit të filmit, qe me planin e afert, deri tek shikimi i syrit apo zbulimi e damarit te gjakut, qe kërcet në tru apo kraheror,i jep emocion te vertetë artit te shtatë filmik!
Tek filmi artistik”Vitet e para”, janë evidentuar aktorë të tjerë të mëdhenj, që morrën plot përkushtim, rrugën e lojës filmike, si Piro Mani, Margarita Xhepa, Edi Luarasi, Sander Prosi, Pandi Raidhi etj
Skenat masive në këtë film, të xhiruara me mjeshteri dokumentare për tharjen e kënetës së Maliqit, janë shumë sugjestionuese edhe sot , me shfaqjen e përsëritur në ekranet e panumurta televizivë!
Filmat artistikë “ Mëngjese Lufte”, “Vendimi”, “Nga mezi i errësirës”, “Qortimet e vjeshtës”, me temë nga lufta dallojnë për individualitetin artistik regjisornal të padiskutueshëm te regjisorit të shquar Kristaq Dhamo, duke rrëmbyer çmime në festivale dhe duke qënë gjithmonë në vend nderi në mes te krijuesve më te mëdhenj të filmit shqiptar krah figurave të tilla si Viktor Gjika e Dhimitër Anagnosti, Muharrem Fejzo Piro Milkani, Vladimir Prifti e Kujtim Çashku, Esat Mysliu e Spartak Pecani!
Kristaq Dhamo , ka bërë 11 filma artistikë e 5 Dokumentarë, sipas studjuesit te kinemasë, Abaz Hoxha, por ai ka kontribut te veçantë në kinematografinë shqiptare, si artist, petagog, kritik,dhe udheheqes artistik I Kinostudjos për shumë vite me rradhë.
Kristaq Dhamo ka kurorë titujt e mëdhenj, Artist i Popullit dhe Nderi i Kombit, disa çmime për regjinë e filmit në festivale, për filmin, Botë e padukshme , ka marrë çmimin e madh “Aleksnder Moisiu”, por çmimin më të madh e ka si Njeri, Ka qenë Diogjeni e kohës tjetër!
Unë qe po shkruaj këto rrjeshta për këtë figurë elitare të kinematografisë shqiptare, jam një nga nxënëset e Profesor Kristaqit, qe krijoi Studion Krijuese, ku përgatiteshin kineastët e rinj!
Breza kineastesh e morrën këtë mjeshteri nga Kristaq Dhamo!
Ai sakrifikoi emrin e tij, duke bërë një numër më të vogël filmash, duke qënë i përkushtuar në përgatitjen sa më të mirë të të rinjve.
Ka patur edhe ky Kryemjeshtër përballjen me dallgët e luftës që bëhej brënda rradhëve të kineastëve, me konflikte te vogla apo të mëdha në probleme të ndryshme te asaj kohë, por ai ka zgjedhur gjithmonë rrugën e meditimit dhe të fjalës së urtë e të sinqertë në kapërcimin e veshtirsive te ndryshme. Ndaj e them me bindje se ka qënë muri mbrojtës pothuaj për të gjithë dhe fjala e tij, balsam e paharruar!
Sa shumë kineastë ndjejnë dhimbje për ty , Profesori i nderuar Kristaq Dhamo, qe në këto çaste po fluturon drejt Qiellit si ëngjëll!
Qoftë e lehtë rruga, se Perëndia do të vlerësojë, punën tënde për të mbjellë farën e mire të mirësisë dhe të krijimtarisë, pa mbushur xhepin me para por vetëm me dashuri dhe respekt reciprok mes miqsh e kolegësh.
Jam dëshmitarë e një pune të përkushtuar me çdo krijues në Kinostudjos, me një zëmër qelibar me sy që të ndiqnin plot frymëzim e nxitje për të mbjellë e shumëfishuar të mirën, dashurinë e respektin mes njerëzve e krijuesve.
Pata fatin të bashkëpunoj edhe si krijuese me bashkëshorten tënde te shkëlqyer, bizantologen Profesoreshë, Dhorka Dhamon, me të cilën krijuat një fole të bukur familjare me dy vajza, qe ngjajnë me ju të dy, te mrrekullueshme e te dashura!
Le vepra pas vetes, kryemjeshtër, vepra filmike, duke qenë një nga themeluesit më te shquar të nderteses së bukur të kinematografisë Shqiptare!
Tashmë je yll ndriçues në Qiell!
Lamtumirë I
Angjelina Xhara 

About Post Author