Udha e zgjimit-Vaso Papaj


Mund të jetë një imazh i qiellgërvishtës dhe Parku i dashurisë

Udha e zgjimit

Grushtin e poetit e ngre në kupë të qiellit.

S’pyes për stuhi kozmike, as për flakë të diellit.

Dashurinë kam yllin ëndërr, nënë të sakrificës.

Për këtë shkëmb do të bëhem, ballë zjarrit dhe ngricës.

Të të ruaj nga ky kaos, ta zhvesh nga mashtrimet.

Të të mbrojë nga ankthet zemër, po dhe nga trishtimet.

Ëndërrimtar syhapur jam, terrin çaj të natës.

Përqafimi më jep forcë për t’ia dalë shtrëngatës.

Dashuria e pafund, veç më nxit besimin.

Të fitojmë kundër urrejtjes, të mundim zhgënjimin.

Mos ia kij frikën askujt, as netëve të acarrta.

Do t’i thaj lotët për herë, veç me puthje të zjarrta.

Të kalojmë bashkë këtë udhë, se është udha e zgjimit.

Pa u ndarë bashkë të nxitojmë, të vijë fundi i dimrit.

Të mbërdhijë nata e gjatë, të afrojë pranvera.

Në det ta varrosim terrin, ta thëthijë humnera.

E të jemi porsi drita, që ndezur mban shpresën.

Përqafimin kemi forcë, mos ta zbeh harresën.

Dashurinë kam yllin ëndërr, nënë të sakrificës.

Për këtë, shkëmb do të bëhem, ballë flakës dhe ngricës.