Udhëkryqet tona…!?Zymer H.Haliti


UDHËKRYQET TONA …!?

( Kënga e zogut në një degë gjysmë e thyer…!)

Sikur jemi katandisur si shqiptarë

grindemi e ofendojmë si të marrë

për interesa të ngushta e vetiake

po i lëm anash çështjet kombëtare

Ku është tash Kosova,Shqipëria

shqiptarët në tokat e pushtuara?

ku mbeti besa,nderi e krenaria

që patëm dikur tradita të bukura.

Afrohuni,qetësohuni o shqiptarë

sepse mjaft jeni grindur e sharë

për hir të Shqiprisë nënë etnike

lëni ndasitë…formoni një Lëvizje

Është koha fundit për Shqiptarinë

ta shpëtojmë nga ca armiq barbarë

nëse sot e duam kombin e Lirinë

veprojmë të bashkuar si Shqiptarë.

Ndoshta është koha për një Kuvend

të mblidhen intelektualë, akademikë

të shtrojnë në tavolinë çdo problem

të qesin shqiptarinë shpejt në Dritë.