FSHATRA MBETUR SHKRET!
Udhët boshatisur,
fshatra mbetur shkret,
shtëpitë shkatërruar,
si të ketë rene tërmet.
Kërkoja gjurmën time,
nga sot e tredhjet vjet,
me plotë mallëngjim,
po asgjë nuk gjeta.
Nga malli i zhuritur,
i lodhur kë të pyesja,
këndonte vetëm qyqa,
ishit herët në mëngjes.
Shikoja nga larg,
shtëpinë ku kam lerë,
më dukej sikur thoshte ,
pse më le të mjerë.
Veten e fajësova ,
nuk kisha vlerë si burrë,
o foleja ime,
të qava përmbi gurë ,
