Udhëtar… Qytetit tim!Ylli Pollogati


Ylli Pollogati

Bashkudhëtar e këtij vargu poetik ju bë ky zë i thjesht,

por i fuqishëm në emocione..zë jetsor i mikes artiste Shpresa Rama që ka koh e realizuar por pritej shtatori i artë të jet mes jush në vlersim dhe emocione…

Ju falenderoj mike e fjalës së artë dhe ju të dashur miq e mikesha të artit që do më dëgjoni e lexoni!

UDHËTAR… QYTETIT TIM!

Si një udhëtar që ikën e vjen qytetit përkëdhelja e rrugëve mirë më erdhi e të tërin më përpin

Dhe shiun e but si

mirseardhje e lash të njomte shpirtin e malluar.

Me autobuzin e linjës vij.

Plepat e mbetur rrugës dorën ma lëviznin.

Erdha të flas me të lënët peng, qytetit tim, ku malli zhurit

Dhe me njerëz të tjerë, që rrugës me mua ecin dhe menjtimet mi sjellin fjal ere, tharë degëve të thanës,

Thua e parë nga thinjat?!

Eci… dhe këmbët më shpien tek shtëpi e vjetër,

Ku desha të flija…

Një zë, brënda shpirtit në thirrje gulçoj,

” Baba.., o Nënë.. ku jeni.., erdha prap?!”

Por, dyer e penxhere edhe erës ia kan mbyllur,

Për të mos dal asaj udhe të paharruar plotë ajër e dritë…!

Si një copëz qielli, tokës së njomur dëshpërimin mbjell

Dhe këpucët, kujtimeve parkova,

Më njohin mirë ato…

Një shi vazhdon të zbrazet,

Me gënjeshtra lyer me thashethemet e dashurive të hershme, Ku këngët e tyre në buz mbetën, tharë…!

Mes gjërash të

përkohshme humbas, Një çasti, ku as harrim, as ëndër s’ka.

Por, prap këtu jam

Dhe pse nga kjo koh nuk jam i gjallë.

Vetja, si një panoram e vjetër më ngjanë,

Mes njerzve të pikëlluar dhe të lënëve peng.

Ditë e madhe kjo për mua!

Do shoh fytyrën time lotëve, pranë Tyre,

Që fjal nuk kanë e si puth dotë…,

Por dashurin

dhe këtë dritë që kam,

Ata ia dhanë syve e shpirtit tim,

Kur e tyrja u fik…

Merakun e tyre ua di,

si në të gjallë,

Nuk harronin t’më pyesnin

Dhe tani, të pazë,

– Do ikësh prapë?!

Me erën më ngjau vetja, ku me vështrimin e tyre më bëhet se luaj.

Heshtja më mbledh, si i ndënjur bore.

Një mjegull e lodhur, mbi trupin tim rreze hëne la,

për të ecur…

Dhe eci…, në atë drit’hëne përfytyrimit të rrugëve të reja,

Që i ngjajnë një kënge të ftohtë, kroji…