“Udhëtim Maturimi” apo “Zhvillim Personal”?Nga Fatjon Malaj


Fatjon Malaj

Udhëtim Maturimi” apo “Zhvillim Personal”?

Një nga motot që shpesh na përsëritet në atë që quajmë industria e lumturisë për të cilën përpiqemi të na rrethojë në çdo moment është mendo pozitivisht, ji pozitiv. Megjithatë, të menduarit pozitivisht, duke u fokusuar gjithmonë tek e mira nuk e eliminon të keqen, thjesht e lë atë jashtë mendjes sonë. Kur mbyllim sytë ndaj të gjitha rreziqeve duke thënë “përqendrohuni në pozitiven” ndërkohë që tallja, tradhëtia, gënjeshtra, keqtrajtimi, abuzimi, dhuna e të tjera na presin diku atje në një qoshe, ne po e lëmë veten në krahët e rrezikut. Megjithatë, duke parë negativen na bën të marrim masa paraprake për të mbrojtur veten. Një nga pasojat e rrezikshme të premtimeve të të menduarit pozitiv është vetëfajësimi kur shpresa për besnikëri, vërtetësi, shëndet, dhe mirëqenie përmes të menduarit pozitiv dështon si pasojë e frikës se dikush po luan me ty duke të gënjyer e tradhtuar. Sepse nëse jeni mjaft pozitiv, është e lehtë përty si person të dështoshë. Në fund të fundit, të qenit i lumtur është detyrë e gjithëdikujt, dhe të qenit i pakënaqur është po faji i tij. Kur veprojmë me idenë se diçka nuk ndodh sepse ne nuk e duam sa duhet, nuk ndodh sepse nuk kemi besim të mjaftueshëm e kjo çon në konkluzionin se është faji i vetë personit dhe në këtë mënyrë fshihen problemet që lidhen me sistemin të cilin vetë ndërtuam në raportin tonë. Për shembull, mos funksioni dhe ndërprerja e një raporti, mos gjetja e një pune nuk është për shkak të mungesës së fushave përkatëse, por sepse personi nuk është mjaftueshëm i sinqertë, shoqërueshëm, i mungon motivimi dhe nuk mund t’i dërgojë një mesazh “pozitiv” personit tjetër duke i dhënë besim. Zhvillimi personal, i cili është bërë një instrument për të penguar individin në rendin e kohëve moderne ka të bëjë me pyetje më të mëdha, ky proçes e shkëput personin nga marrëdhëniet më të gjera të pushtetit dhe problemet e të kaluarës. Kjo situatë mund të përkufizohet si “neutraliteti i vuajtjes njerëzore”. Neutraliteti shërben për të forcuar funksionueshmërinë e sistemit të tij personal. Personi nuk është më një kërcënim dhe bëhet një dhëmbëz në rrotën aktuale. Sot, janë “rastet kur ka një problem” dhe “lumturia” të cilat pozicionohen si të kundërta të njëra-tjetrës. Jemi të sigurt që problemet do të na bëjnë të ndihemi keq, ndaj ndihemi gjithmonë mirë dhe të lumtur kur nuk ka probleme, pra në thelb vetëm fakti se nuk ka problem është arsye për të qenë të lumtur. Hendeku midis problemit dhe lumturisë, telasheve dhe zgjidhjes, shqetësimit dhe mirëqenies po zgjerohet dita ditës. Mirëpo, gjyshrit tanë luteshin: “Zoti na i shtoftë hallet” por ato të vogla e të përballueshme.
Ne kemi dëgjuar thënien e madhe të një filozofi në atë çfarë ai ka thënë lidhur më Frikën: “Ata të cilët luftuan do të mbahen mend të gjithë, sepse të gjithë ishin po aq të mëdhenj sa dimensionet e asaj me të cilën po luftonin. Ai që luftoi me botën ishte i madh sepse mundi botën gënjeshtrat dhe tradhëtitë e saj, ai që luftoi me veten ishte edhe më i madh sepse mundi vetveten. Megjithatë, më i madhi se kushdo ishte ai që luftoi me Perëndinë. Në atë botë gjithmonë kishte një luftë; ishte lufta ku njeriu ishte kundër njeriut, ishte njëri kundër të njëmijëve; por sërishtë më i madhi se kushdo prej tyre mbeti ai që luftoi me Perëndinë.
Kishte një luftë në tokë: dhe në këtë luftë ishte një i cili i mundi të gjithë me vetëm forcën e tij ishte ai që mundi Perëndinë dhe pikërishtë arma e tij më e fortë përballë Perëndisë ishte dobësia e tij. Ishte dikush që kishte besim dhe fitonte gjithçka; ishte dikush që mund të sakrifikonte gjithçka nën maskën e fuqisë së tij për atë çfarë donte. Por ai ishte më i madh se kushdo që besonte në Zot, sepse vetë Zoti i kish dhënë atij intuitën e brendshme të pagabueshme”. Lartësimi i njeriut është po aq i madh sa edhe rezistenca ndaj së cilës ai lufton. Pëllumbi mund të mendojë se do të ishte në gjendje të fluturonte më mirë pa ajrin, nëse era e shkaktuar nga krahët e tij nuk do ta godiste atë, por pa ajër nuk ka fluturim, “ne duhet të luftojmë kundër botës siç lufton pëllumbi kundër ajrit sepse pa qenë pjesë e botës nuk kemi ekzistencë, siç bën notari kundër ujit, por ne duhet të kuptojmë dhe të duam edhe botën ashtu siç e do ujin notari”. Carol Dweck, psikologe në Universitetin e Stanfordit, me punën e saj i jep një goditje fatale motos “vetëm bëhu vetvetja”. Dweck; Tregon se një nga arsyet më të mëdha që ne vuajmë nga stresi, ankthi dhe mungesa e arritjeve është ideja se personaliteti është një gjë fikse. Mbrojtësit e ‘Ji vetvetja’ supozojnë me dinakëri se ‘ajo se kush je’ është një gjë fikse. Megjithatë, sipas mendimit që na solli analizimi i mësimeve të të kaluarës dhe në të cilin studimet moderne janë fokusuar dhe teorizuar sërish, vetvetja është një kantier i përhershëm ndërtimi që ndryshohet dhe transformohet sipas mjedisit ku gjendet dhe rëndësisë. Ecuria e marrëdhënieve me të cilat është e lidhur. Vetja jonë është një peisazh, një kolazh, një arkitekturë si reflektim i atyre që na rrethojnë, pra si vetvetja jonë përpara një pasqyre. Ajo që ne zgjedhim është sigurisht e rëndësishme, por cilësia e asaj që mund të reflektojmë është po aq e rëndësishme në këtë punë. “Jeta është një tren emocionesh të lidhura së bashku si rruaza rruzare,” shkroi Ralph Waldo Emerson, “dhe ndërsa kalojmë nëpër këto lente me shumë ngjyra, secila na e pikturon botën me ngjyrat e saja dhe na tregon se çfarë është në fokusin e saj…” Fjala zhvillim është gjithmonë përpara, e orientuar drejt së ardhmes. Me fjalë të tjera, mbart idenë për të qenë më i mirë se sot në të ardhmen. Prandaj, zhvillimi personal është i orientuar nga që do të vijë jo ajo që iku për sa i përket orientimit. Kështu, produktiviteti i momentit humbet kuptimin e tij. Lumturia është gjithmonë përpara, në atë të ardhme të dëshiruar dhe të synuar që ende nuk ka ardhur këtë e thotë edhe ata/ato të cilët benefitet e të kaluarës i fshehin për tu përfshirë në epshet e të ardhmes. Zhvillimi ynë personal na lë pas në çdo hap që ai hedh përpara nesh. Çdo pjesë e jona që ikën drejt zhvillimit po harron veten për këtë që është tani. Nxitimi i zhvillimit personal, i cili pasqyron procesin e zhvillimit përpara, na privon nga e gjithë pasuria e momentit. Në një botë që ndryshon me shpejtësi, ata që përpiqen të mbajnë fort atë që kanë, janë të ekspozuar ndaj akuzave si konservatore, rezistente ndaj ndryshimit, mendje të prapambetur mendo kur këtë e bëjnë ata që edhe pse nuk e flasin edhe kur kërkohet mbajnë në mënyrë të pandërprerë të kaluarën e tyre. Çdo ditë që kalon çlirohemi nga prangat e kulturës dhe traditës dhe atyre që të përshkruajnë veten jo siç janë por siç do donit ju ti pëlqenit. Ne po bëhemi gjithnjë e më inovativë. Moda po ndryshon çdo ditë. Ata që vishen duke ndjekur modën mund të tërheqin shikime admiruese. Ne mund t’u lëmë vend risive dhe gjërave origjinale aq sa mund të heqim qafe detyrimet.

Shkenca e psikologjisë është shumë e orientuar drejt individit. Disa qasje shqyrtojnë strukturat e brendshme të personit, ndërsa disa qasje shqyrtojnë mendimet dhe sjelljet e tyre. Megjithëse fusha e studimit ndryshon sipas shkollave, qasjet e psikoterapisë në përgjithësi e trajtojnë personin si një singular dhe jo si një subjekt ndikimi në një rrjet më të gjerë marrëdhëniesh. Për shembull, ankthi social i një personi vlerësohet në lidhje me mendimet, ndjenjat ose karakteristikat strukturore të tij dhe synohet që ai ta korrigjojë dhe ta ndryshojë këtë. Megjithatë, kushtet sociale që nxitin këtë ankth social janë injoruar. Sot, të vepruarit pa menduar për ndjenjat e tjetrit mund të përkufizohet si vetëbesim por nëse personi të ka parashtuar traumat e tija të mëparshme vepro në të kundërt të asaj që i ka bërë shkaktari i traumës së mëparshme. Ose sipërmarrja, në disa raste, mund të kërkojë heqjen dorë nga mbrojtja e të drejtave të të tjerëve. Ky këndvështrim është shenjë se edhe fusha e psikologjisë është e depolitizuar. Si pasojë e depolitizimit, problemet humbasin mundësinë për t’u vlerësuar në kontekstet që i përkasin realisht dhe individi mban të gjithë barrën. Në psikologji, çdo element i vetvetes ekzaminohet, si një kufomë e pastruar në një tavolinë disektimi. Kjo na jep iluzionin e të kuptuarit më të mirë të njerëzve. “Psikologjia popullore mban një pasqyrë për të na ndihmuar të kuptojmë veten; por kjo pasqyrë është një pasqyrë e shtrembëruar që na tregon në imazhin e saj.” Reflektimet janë të shpërndara sipas tendencave të psikologjisë popullore. Në të kaluarën, sfidat që njerëzit po përpiqeshin të kapërcenin ishin kryesisht reduktimi i tepricave. Megjithatë, sot shumë njerëz flasin për mungesën e motivimit, vetëbesimit dhe lumturisë së tyre. Në fushën e psikologjisë, mund të themi se neuroza, e cila shkaktohet nga teprica e instinkteve dhe impulseve që nuk mund të shprehen, zëvendësohet nga depresioni, i cili përkufizohet nga mungesa e motivimit, kënaqësisë, gëzimit dhe vetëbesimit. Zhvillimi personal konceptohet si procesi i fillimit të identifikimit të mangësive dhe më pas eliminimit të këtyre mangësive. Ajo që do të përcaktohet si problem përcaktohet nga nevojat, qasjet dhe tendencat e periudhës. Është e mundur të kritikohet industria popullore e zhvillimit personal në shumë pika themelore. Si në çdo çështje tjetër, duhet të shmanget ekzagjerimi dhe nënvlerësimi, të zgjidhet rruga e mesme apo të “arritet një sintezë” në terma shkencorë. Për më tepër, këtë herë rruga e mesme është një rrugë që njerëzit e shmangin më së shumti dhe bën diferencën. Të ndërpresësh udhëtimin e një personi do të thotë ta burgosësh në një koral dhe ta lejosh të kalbet brenda. Nuk është një qëllim jorealist si p.sh. një pulëbardhë të thyejë barrierën e zërit, sigurisht, por nëse ka një specie që ne aspirojmë, por që mund të shtyjë më tej kufijtë e të mundshmes, janë qeniet njerëzore. Ka shenja për ne në tokë; Një vemje që kalbet në fshikëzën e saj ëndërron se është një flutur. Pemët rriten nga fara, nga plehu. Biri i njeriut jo vetëm që qëndron në dy këmbë, por fiton shprehi dhe shpejtësi duke vrapuar. Gjuha fillon me dy rrokje dhe përcakton objektet, qeniet dhe universet e padukshme. Pavarësisht se sa mure janë ndërtuar në birucat e komplekseve të njerëzve, ne shtrijmë dorën dhe hapim një sërë dyersh që përballen me të panjohurën dhe të kaluarën. Njeriu lind gjatë një historie, lind në një shoqëri. Mjedisi politik dhe kultura në të cilën marrim frymë mund të na japë shpejtësi ose të na pengojë. Është një përpjekje e kotë për të izoluar dhe ndarë një person nga historia e kaluara e tij dhe kultura, duke i burgosur të gjitha problemet e tij në mendjen e tij dhe për ta udhëhequr atë me receta të lehta zhvillimi personal kur ai nuk dëshiron të ndahet nga e kaluara e tij madje të vret duke buzëqeshur me të.
Përkundrazi, duket një metodë më e saktë të pranojmë jetën me gjithë entuziazmin e saj, të hapim zemrat ndaj asaj që ajo ka për të ofruar, ta pranojmë atë me gjithçka që ajo sjell dhe t’i lëmë vetes erën e saj në disa vende e duke qenë kokëfortë në disa vende të tjera. Pavarësisht nga ideja e botës moderne për përparimin, unë preferoj ta quaj një “udhëtim maturimi” më shumë sesa “zhvillim personal”. Maturimi nuk arrihet gjithmonë duke përvetësuar diçka,por është se duhen lënë pas tepricat e duke hequr qafe rëndimet dhe iluzionet për të cilat ndonjëherë ata që ti shkaktojnë nuk të lejojnë ti heqësh.