UDHËTIM NË ËNDRRËN E DASHURISË


Eli Elvira Zeneli

UDHËTIM NË ËNDRRËN E DASHURISË

Në ëndërr më more dhe shëtitëm bashkë në ishullin e dashurisë,

Aty ku çdo gjë ishte e dukshme,

Nuk kishte perde, as strehë nuk kishte,

Ishim vetëm unë dhe ti.

Jam i dashuruar marrëzisht pas teje,

Kështu më thoje, teksa më shtrëngoje në gji,

Vraponim të dy nëpër lëndinat me lule,

Rrokulliseshim poshtë gjersa ndalonim në një qoshe, të zënë ngushtë…

Ditët e mia i ke bërë rreze dielli,

Ma ke ngrohur shpirtin që më ishte mpirë.

Ma freskove zemrën me flladin e dashurisë,

Ma gjallërove jetën me puthjet e dashurisë….

Nëse zemra jote më the, s’rreh për mua,

Do të shkoj atëherë unë krua më krua,

Nëse ma lë hapur veç një shteg,

Si bilbil do këndoj unë degë më degë.

Nuk kam frikë dhe në qofsh meduzë,

Të t’i puthë çdo ditë ty ato buzë.

Të më falësh e dashur, nata hipi përsëri n’fron,

Jam burri që të dashuron.

About Post Author