Udhëtimi nëpër atdhe:Zymer H.Haliti


UDHËTIMI NËPËR ATDHE

(Nga vizita që ishim nëpër Shqipëri)

Nga një fshat i vogël nisem

drejt viseve tona me gëzim

n’Ferizaj nga ca shokë pritem

për t’udhëtuar në atdheun tim.

Drejt Prizrenit shkojmë krenarë

e në Kukës ndalemi të pim kafe

me alpet shqiptare si margaritarë

na freskojnë ajrin si manushaqe.

Më tutje Durrësi na afron lashtësi

bashk me Adriatikun plot kujtime

shëtisim qetë me shumë dashuri

e këtë e përjetoi ëmbël zemra ime.

Ecim drejt Jugut,ndalemi n’Kavajë

miqësisht na presin e na nderojnë

Aty shoh Moisiun,aktorin e madh

që vetëm nënloket dinë të dhurojnë .

Para nesh fusha të gjera,gjelbrim

rrugë të reja që rrugtimin lehtësojnë

ky është më i bukuri,mëmëdheu im

e me shumë dashuri tokën punojnë.

Nga lart shikoj majet e kodrave gri

sikur flasin për shumë ngjarje jete

Kruja e vjetër sikur tregon histori

se këtej luftoi kryetrimi Skenderbe.