Udhëtimi ynë mbeti gjysmuar
Udhëtimi ynë mbeti gjysmuar,
Duart tona u lëshuan në zbritje,
Zemra ime në copa gjymtuar,
Që as vitet nuk i bënë më ngjitje.
Shpesh ylberët dilnin mbas shirave,
Ndalnin rebeshet në zemrën lënduar,
Në lëndinën time të dëshirave,
Ishe varka mbas një deti të trazuar.
Kjo ish dashurija ime e brishtë,
Që ti e theve pa mëshirë,
Unë fshehtas të ruaj verbërisht,
Në kujtesë, pjesën tënde të mirë.
