Udhëtojmë nëpër të panjohurën e jetës-Sherife Allko


UDHËTOJMË NËPËR TË PANJOHURËN E JETËS

Udhëtojmē të tromaksur në të panjohurën e së ardhmes .

Zvarritemi si gjarpërinj në ditët e pakuptimta të jetës

Me idenë se me këmbët tona po ecim të sigurtë.

Endemi përgjatë bregut të harresës .

Me mendime të pa shprehura,histori të pa treguara .

Si një kopshtare ushqej shpirtin tim të zjarrtë .

I hapim sytë dhe nuk mund të shohim asgjë në errësirën e errësirës.

Ne jemi asgjë ….

E kërkojmë zërin e kohës në qetësinë e erërave të vdekur .

Zëri ynë ështē në qetësinë e çdo stine të diellit të mëngjezit.

E duam të nesërmen me enigmat e saj

Kjo e sotmja nuk mjaftoi .