Udhëve të jetës..!Ardian Muca


Kurrizit të udhëve,sa këpucë grisa,,?!

Sa herë këmbëzbathur,ecëm jetës?!

Herë si klandestinë,me viza, pa viza,

I braktisëm foletë dhe hojet e bletës..!

**

Ikëm udhëve të rraskapitur,

në zheg,suferinë,llucën,duke lëruar

Me këmishën e nderit të kopsitur.

Nën xhaketën e vjetër e të arnuar..!

***

Vërtetë endacakë,po ikëm krenarë!..

Shpesh me gisht,na drejtohej semitizmi.

“Ja dhe ky barktharë është Shqiptarë”

Përveç derteve,për dreq ishte rracizmi.

****

Me sytë e urrejtjes e panë Shqiptarin.

Po falë krenarisë,s’e shqepëm xhaketën.

Këmisha e grisur,puthi lëkurën e astarin.

Engjëjt në tjetër habitat e ndërtuan jetën.

*****

Ikëm në shtegtime e s’i feliksat fluturuam…

Të shumtit e harruan folen e dallëndyshes!

Kanatjeren me djersë,kurrë se ndërruam

se aty kishim qepur,hajmalin e gjyshes..!

24/06/21 Copyright Ardmuça..!