Udhëve të jetës..!Ardian Muça


Udhëve të jetës..!

Eh!,,Sa këpucë,udhëve i grisa,,?!

Sa herë këmbëzbathur,ecëm jetës?!

Herë si klandestinë,herë me viza,

I braktisëm foletë e hojet e bletës..!

**

Ikëm udhëve të rraskapitur,

në zheg ,bor’,llucën,duke lëruar

Këmishën e nderit të kopsitur.

Nën xhaketën e grisur,e të arnuar..!

***

Vërtetë endacakë, po krenar’!..

Me gisht,na tregonte semitizmi.

“Ja dhe ky është Shqiptarë”

Përpos derteve,na vrau keq rracizmi.

****

Me syrin e urrejtjes e panë Shqiptarin.

Falë krenarisë,s’na e shqepëm xhaketën.

Këmisha e grisur lëkurës,i’a puthi astarin.

Engjëjt në një habitat tjetër e kaluan jetën.

*****

Nëpër shtegtime,s’i feliksat fluturuam…

Shumë s’u kthyen në folen e dallëndyshes!

Kanatjeren me djersë,kurrë se ndërruam

se aty kishim qepur,hajmalin e gjyshes.