Udhëzgjidhje për prodhimin e energjisë elektrike-Dr. Selman Meziu


                                                Skavica nuk është zgjidhja

     Shoqeria njerëzore në etapa të ndryshme ka shtruar për zgjidhje probleme të shumta për të siguruar kërkesat për vazhdimësinë e jetës.   Këto zgjidhje kanë ardhur duke studiuar dukuri të ndryshme e të shumllojshme të natyrës  si dhe trupat qielleor  deri te atomi e në zemrën e  lamshit të tokës.

 ‘’Në tokë ka një forcë kolosale, forca e arsyes njerëzore e shkencës dhe e teknikës. Njeriu nuk është një soditës i thjesht i fenomeneve të natyres. Ai vepron mbi natyrën, e transformon dhe e nënshtron atë.,, (‘’Toka …gjith.,, f.136, Ti.1977). Ne do të përpiqemi të japim disa  zgjidhje, zbulime që ka bërë njeriu në shekuj mbi energjinë si motorin e zhvillimeve në të gjithë veprimtarinë  e tij në shekuj.

       Nga zjarri te pisha, kandili e energjia e hidrocentraleve

        Zbulimi i zjarrit  krijoji  një kthesë të rëndësishme në jetën e njeriut primitiv. Aq shumë u hyjnizuan mrekullitë e tij dobiprur-

ëse, transformuese, saqë nga ai, besonin në ato kohë se u krijua universi.  Dhe ja si shkruhet: ‘’…një nga fitoret më të mëdha e më te lashta të njeriut,  ka qenë edhe zbulimi i zjarrit, zjarrit të parë që ndezi njeriu primitiv.,, (Po aty, f. 155)

    Me atë filluan të ngroheshin, të gatuanin, të ndriçonin natën, të shkrinin metale, te piqnin argjilën për enë të përdorimit të perditshëm, tulla, tjegulla etj.

           Më pas krahas yjeve dhe hanës qe iu ndriçonte në kasollet ose shpella, njeriu primitiv përdori ndezjen me copat e ashklave të pishës etj.   Më pas nga dhiami i kafshëve u prodhua qiriu si ndriçuesi i parë që  ndriçoi kasollet prej druri, gardhesh te lyera me baltë, plitash të thara në diell e më pas tullash të pjekura në zjarr.

      Koha vazhdonte kamerimin e saj. Kurse njeriu po kërkonte e kërkone gjithmonë nga natyra, dhe ja u shpik kandili me vaji  e me pas me vajguri. Le të njihemi se kur filluan në vendin tonë përpjekjet, për t’a zbuluar naftën dhe nënproduktet  e saj: ‘’ Në fund të shekullit të kaluar (pra XIX) ishin vrejtur  rezervat e naftës   në Shqipëri. Gjatë luftës  (së parë botërore)  R. Marina fillon shpimet në vitin 1917,  duke hapur disa puse të cekta në Drashovicë të Vlorës.  Ne vitin 1920 ato u braktisën. Pas Italisë  filluan kërkimet, ekspeditat angleze, më sakt akoma  P. O. C. (Anglo-Presian-OIL-COM). .,, (L’ Universo.  Anno XXI. N. 5  f. 340-341. Maggio 1940)   (L’univers, f.  2340-341)

                  Pas vitit 1925  u ‘’…formua  Ndërmarrja Italiane-Shqiptare (A.I.P.A.) ì.,, (L’univers, f. 341)   Dhe filloi shfrytëzimi i Naftës në Kuçovë, në fushën e Devollit. Nga kjo kohë filloi të përdorej  nga shumë qytete e fshatra për ndriçim (kandili, llampat, fenerët) deri në çentralet me naftë  në disa qytete. ‘’…nga pusi  Devoll n.1 që është pusi më i vjetër nga të gjithe,, ‘’… ku kemi 12 vjet që punojm, pra shpojm. E tani nga kodra  shikohen qartë relievet  ku ngrihen puse që përbëjn fushën e prodhimit të naftës.,, (L’univers f. 341) Ari i zi u bë shkaktar i luftrave të përgjakshme për vendburime e tregje nafte, i vendosjes të diktatureva dhe i krijimit të monopoleve të mëdha  ndërkombëtare.

    Më pas qymiri filloi të përdorej në prodhimin e energjisë elektrike dhe  lëvizjen e anijve  nëpër dete e oqeane dhe trenave duke lidhur qytete e shtete. Ndërsa benzina dhe nafta sot përdoren për gjitha mjetet lëvizese. Por me ngadal  edhe arit të zi  po i vjen fundi edhe  si rezerva nëntoksore, por edhe si ndotës  të padeshirueshëm e shumë i damshëm për jetën e gjithë  gjallesave mbi lamshin tokë.

      Tanima (energjia e qymyrit) po zëvendësohet nga hidrocentralet për  ndriçim qytetesh, qytezash, fshatrash për ngrohje etj. Vetëm për t’a ditur ato qytetar e pronar ndërmarrjesh të ndryshme sëbashku me politkan që nuk gëzojn respekt për natyrën, për ato që nuk projektojn të ardhmen duke ndihmuar e shëruar atë, nga plagët e shumta që i janë hapur në shekuj. Lexojm për të kuptuar: ‘’Së fundi qymyri,  nafta,  dhe gazi natyrore janë prodhime të mbeturinave të  kafshëve, shpendëve dhe biomasës  bimore të cilat jetonin, gjallonin  milione vjet ma parë e kjo mirënjohje sublime i dedikohet ngrohjes e dritës të rrezeve të diellit.,, (‘’Enci. della scienza.,, p.166.  In Cina 2010) megjithëse edhe këto me mbetjet e tyre tanima kanë dalun kundra natyrës dhe kërkohet nga shkencëtarët zëvendësimi  i tyre. Shkenca dhe teknologjitë po përparojn dukshëm në këtë fushë.

Çentralet  atomike, landa e parë, përdorimi

      Perdorimi i energjisë atomike si prodhues korenti elektrik,  për ndriçim dhe  funksionimin e industrisë,  hapi një  epokë të re në zhvillimi ekonomik të vendeve të ndryshne të botës. ‘’ Njeriu filloi…të studjojë e të provojë  (ne laboratore) ato transformime të bërthamës së atomit, që shkaktojnë lindjen e temperaturave të larta…(Po aty, f. 156-157).

     Çentralet bërthamore nuk jane gjë tjetër veçse, komplekse industriale ku energjia atomike transformohet në energji termike ose elektrike.  Janë të përbëra  nga reaktor bërthamor.  Në këto shfrytrezohet reaksioni  midis  uranit- 235  dhe plutonit -239. Sigurisht ato  ndërtohen brigjeve të deteve e oqeaneve sepse duhet të kenë uji për ftohjen e jashtm të furrave etj.  Në botë funksionojn  443 të tillë.   Këto të ndërtuara në 29 shtete të botës.  Duhet të dime se tani 64 çentrale bërthamore janë në ndërtim e sipër përkundruall sipërfaqes se lamshit  tokësor.   Vetëm në kontinentin europin ndodhen 195 të tillë.  Vallë po në Shqipëri si e kemi gjendjen?

         Sinjalet e para të ndërtimit të një çentrali të tillë e dha qeveria e S. Berishës në muajin tetor 2007.   Ai u kundërshtua nga opozita e atëhershme dhe mjedisoret duke perfshirë këtu organizata të shumta të të gjitha sferave.  Përsëri i doli koka këtij problemi në vitin 2010 nga  S. Berluskoni për të ndërtuar një çentral bërthamor në bashkëpunim me Italinë. Synimi i ndërtimit të tij ishte të prodhonte energji elektrike për t’a eksportuar në shtete të ndryshme të gadishullit ilirik dhe Itali.

       Përsëri  ky problem u rifreskua jo drejt për drejt, në takimin  e kryeministrave përkatës, G. Meloni dhe E. Rama më 22 Gusht 2023, ku  folën mbi  turizmin dhe eneregjinë, për këtë ‘’…ka zëra për një rikthim prodhimi të energjisë elektrike, me hipotezën ‘’per të ndërtuar një çentral bërthamor në bashkëpunim me italinë.,,   Edhe kjo përban një udhëzgjidhje për të mos zhdukur  Dibrën e Poshtëme me hidrocentralin Skavica. Energjia e prodhuar do të ishte më afër konsumatorëve në Shqipërinë e Mesme dhe Bregdetare, ku sigurisht kemi edhe popullsinë më të madhe.

    Teknologjitë e çentraleve bërthamore sa vijnë e po përsosen, duke larguar rrezikun e tyre të shpërthimit dhe përdorimin e mbetjeve të tyre në industri.

         ENERGJIA E PASHTERSHME DHE TERSISHT E PASTER

      Përsëri shkenca duhet t’iu dalë përpara problemeve të vazhdimësisë së jetës dhe zhvillimeve të saja.  Kjo energji që tanima ka hyrë në shekullin e triumfit të saj si arritje teknologjike dhe në sherbim të njeriut.  Ajo  edhe jo drejtpërdrejt dhe në ndihmë të shërimit të plageve të natyres.  Burimet e saja të pa sosura prodhuese të energjisë elektrike janë, përdorimi i forcës së erërave, baticat e zbaticat dhe ujit e lumenjëve, përrenjëve, energjia diellore,  etj. ‘’Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike, specifikisht 1,900 MW në toka jo-pjellore.,, (Shoqata “Kund. ndaj digës së Skav.,,‘’Energjia elektrike dhe Skavica – argumenta dhe evidence – trajtimi energjitik.,, Dielli, 5 Janar. 2024)

                         Energjia e prodhuar nga lëvizja e elikave

      Meqënse është trajtuar në një tjetër sudim kësaj rradhe vetëm do ta cekim pak sa.  Mullinjt e erës janë përdorur qindra vjetë më parë për të bluar grurin dhe pompuar ujin për ujitje kulturash bujqësore. Ndër shekuj ajo është zevendësuar, përsorur e dalun në dritë përsëri mbi bazën e teknologjive të reja e me të tjera objekt  prodhimi.

       Shekullin e kaluar dhe tani erërat e ndryshme, venë në lëvizje turbina me fletë (elika)  me forcën e saj.  Këto elika  venë në punë  gjenerator që prodhojn energji elektrike. Tani ma të përhapura në gjithë botën.  Ato ma të mëdhat ndodhen në shtetet e Hollandës, dhe në SHBA.

     Edhe në vendin tonë sa kanë filluar të përdoren për prodhim energjie elektrike. Rezervat për shfrytëzimin e forcës së erës, veriut etj. nëpërmjet fletëve të mëdha metalike janë rezerve e madhe e pa shfrytëzuar plotësisht.  Relievet e Shqipërisë nga  brigjet e detit Jon e Adriatik e deri në Alpe janë mjaft produktive  për prodhimin e energjisë elektrike.  Dhe ja parashikimet: ‘’Duke e konsideruar koefiçentin e shfrytëzimit prej 35% (standardi i industrisë), rezulton që vetëm nga kjo teknologji (levizja e elikave S.M), Shqipëria mund të prodhojë 12,088,800 MWh në vit, sasi e cila tejkalon nevojat e të gjithë vendit.,, (Shoq. “Kund. ndaj diges se Skav.,,‘’Energjia elektrike dhe skavica – argumenta dhe evidence – trajtimi energjitik.,, Dielli, 5 Janar. 2024)

 Mjaftojn studime specialistësh dhe sigurimin e teknologjive nga vendet ma të zhvilluara në këtë fushë. Sigurisht rezultatet do të jenë të kënaqshme. Pa qene nevoja të shkatojm katastrofa mjedisore me pasoja mijëravjeçare.

    Energji elktrike në jonisferë

        Fizikantët e atmosferës në kërkimet e tyre, kanë arritur të  zbulojn burime të reja energjie elketrike.  Ato kanë randësi të madhe në këto momente lënguese ku po kalon  klima, në shkallë botërore si rrjedhoi burimet ujore e ushqyese. Megjithëse këto duhet të vazhdojn, të ndiqen  nga  zhvillimet  në fushën e teknologjive si realizim konkret i zbulimeve të më sipërme.   Ato kanë venë në dukje se ’’ Në jonisferën e Tokës  grumbullohet  një energji e pallogaritshme.,,(Po aty, f. 267) 

          Dielli ndër të tjera lëshon ‘’rrezet e vdekjes,,  energjia e të cilave bie shumë si rezultat i harxhimit për jonizimin e ajrit, pra për shkëputjen e  elektroneve prej atomeve dhe molekulave.  Ndërkohë këto synojn gjithmonë të bashkohen, kështu që krijohet një energji elektrike e cila vepron për të mbajtur  jonet dhe elektronet e lira që të mos bashkohen me atomet neutrale. Gjithashtu kemi formimin e një energjie kimike, që  vjen, krijohet, ndërmjet atomeve të oksigjenit dhe ozonit   të cilat ndodhen të pabashkuara  në molekula bioatomike  të këtyre gazeve.

       Të dya këto lloje energjish janë produkt i thithjes dhe i transformimit të energjise të pa dukshme të diellit.   Atëhere  vet jonisfera është një grumbullues i energjie elektrike e kimike  i ngarkuar në  vazhdimësi nga ’’rrezet e vdekjes,, të prodhuara nga lamshi i zjarrt, dielli.

   Eksperimentet e para janë kryer  duke lëshuar një raketë  të paisur me katalizator në formë pluhuri. Si rezultat i bashkimit të  atomeve të oksigjenit në molekula u prodhua një energji në formën e rrezeve të dritës.  Eksperiment i cili me përsosjen e teknologjive, ‘’Mundet që në një të ardhme, kjo të shfrytëzohet për ndriçimine qyteteve të mëdha.,, (Po aty, f. 267) Kerkimet e eksperimentet në këtë fushë vazhdojn.

             Energjitë e rrotullimit të tokës

                Njeriu duke parë me vëmendje  baticat e zbaticat detare, prej dhjetra metrash lartësi, ka gjetur mënyra për t’i shfrytëzuar për prodhimin e enegjisë elektrike.  E cila sot ka marrun randësi shumë të madhe. Pa atë jeta është e pa kuptimtë.  Dhe ja të mësojm se ku mund të ndërtohen ato.

           Çentrale të tilla sipas eksperimenteve të kryera dhe zbatimit të tyre në mjaft vende të europës, mund të  ndërtohen aty ‘’…ku bregu i detit formon limane të mbyllura.,, (Po aty, f. 105).   Mirëpor është gjetur edhe një vend tjetër me shumë leverdi ekonomike ‘’…në vende derdhjet e lumenjve në det.,, (Po aty, f. 105)   Mjafton një studim i kujdeshëm  i gjeografëve dhe me teknologjitë që tanima vendet skandinave zotrojn, mund të  ndërtoi të tilla edhe Shqipëria. Ato tanima i  kanë  ngritur hidrocentralet për prodhim energjie elektrike, mund e duhet zbatuar në brigjet e deteve Adriatik e Jon, nga Velipoja në Sarandë.

                 Kriter tjetër është që ngushtica duhet të jetë sa ma e ngushtë, me qellim që batica e zbatica të japin kulmin e  forcës për lëvizjen e turbinave.  Nga përvoja e mjaft vendeve të botës që e kanë praktikuar kanë arritur  këto rezultate:‘’Fuqia e centraleve të tilla arrin në 300 mijë kilovat e më shumë. Disniveli i ujit në të dy anët e digës, gjatë kohës së baticave, arrin në 13 m e më shumë dhe nëpër turbina  bie jo më pak se 20 000 m3  ujë në sekondë.,, (Po aty, f. 106)

    Duke qenë se baticat e zbaticat  kanë ndërpreje të herë pas hershme,  inxhinierët projektues e eksperimentues kanë krijuar rezervuar, diga e ngushtica  të ndryshme, për të eleminuar këto kapriço të këtij  fenomeni. Sipas burimeve të shumta,  baticat e zbaticat krijohen nga tërheqja gravitacionale të Hanës, por ‘’Ёshtë rruzulli tokësor ai që na jep një pjesë të energjisë së tij shumë të madhe, që krijohet nga rrotullimi rreth boshtit.,, (Po aty, f. 106)

       Kjo mënyrë prodhimi energjie elektrike, mund të prodhohet në brigjet e Vlorës, Himarës deri në Butrint, ku deri më tani qeveria Rama I, II, dhe III, ka investuar miliarda. Ndërsa Dibrën e Poshtëme dhe Luginën e Drinit të Zi kërkon ta zhduk për hir të ndriçimit të parajsave Rama në Shqipërinë e mesme dhe të jugut.

      Dhe ja përfundimi që të bind për një rezervë të till  prodhimi të konsiderueshëm energjie elektrike:’’Rezervat e përgjithshme të energjisë së baticave detare në të gjithë rruzullin tokësor  llogaritet në miliarda kilovat.,, (Po aty, f. 106)   Pa dyshim këtu  hynë edhe bregdeti  i Shqipërisë.

Centrale elektrike buzë vullkaneve

          Në relievet shqipëtare ende nuk është parë që llava e zjarrt e ndonjë vullkani (+1300°C është temperatura) të ngrihet në lartësi edhe njëqind metra e të djeg  e shkrumboi gjithëçka përqark. Banorët e saj pranë ose larg, duhet të dinë se  janë mundësitë të prodhohet energji elektrike edhe produkte të saj.

    Pranë vullkaneve ndodhen rezerva të shumta energjie. Bie fjala  uji dhe avulli i nxehtë dalin nga plasaritjet e tokës dhe shkëmbinjëve.   Këto mund të futen në tuba dhe të dërgohen në qytete për të ngrohur banorët e tyre.  Dhe ja ta kthjellojm me një shembull atë që shkruajtëm më sipër: ‘’Është llogaritur se vullkani Vezuv (Itali) nxjerr në çdo sekondë afro dymijë metra kub avull uji dhe temperatur deri në 600 °C.,, ( Encikl. Erinise. Dua te di gjithëçka.  Përkth. Mina Qirici. f. 137, Tiranë 1968)  Vazhdojn përpjekjet e shkencëtarëve që të shfrytëzojn energjinë e tyre  për çentrale elektrike dhe  produkte të tjera, për t’i vendosur në sherbim të njeriut, shoqërisë, qytetërimeve.  Kërkimet vazhdojn. Njëkohesisht shkencëtar të ndryshëm po e ndjekin me teknologjitë përkatëse të shfrytëzimit për prodhim të energjisë elektrike.

         Edhe pse në Shqipëri nuk kemi zhvillime të tilla duhet të bashkepunojm me vendet fqinjë për të importuar energji elektrike  të kesaj mënyre prodhimi. Qeverite, politikanët, Kuvendi Popullor para se të  projektojn shkatërrimin e vetëvetes, pra mjediseve prodhuese e të populluara të hapin dritare dijesh për t’i shpetuar ato nga zhdukja.

        Centralet gjeotermike

       Sistemet gjeotermale me burime avujsh  me temperatura të larta janë të përhapura në zonat e banuara, veçanërisht në Evropën Veriore dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa ’’ Në Itali   në vitin 1931 u shpua një pus me thellësi  4 360 m, i cili filloi të hidhte përpjetë 260  ton avull në orë në temperaturën 156 °C. Kurse në vitin 1954 nga të 153 puset, në një orë dilnin 3000 ton avull me temperaturë 240 °C. Ky avull  ve në levizje  turbinat e shtatë centraleve elektrike ‘’vullkanike,,  me një kapacitet të përgjithshëm 260 mijë kilovat.,,(Po aty, f. 145). Në disa vende evropiane janë ende pak të njohura, ndërse në Shqipëri akoma jo. Dhe ja edhe një shembull tjetër që të bindemi për rëndësinë e përdorimit të tyre dhe teknologjitë e shfrytëzimit e prodhimi të energjisë që tanima janë mjaft të njohura e të përdorshme. ‘’Nxehtësia e ujrave dhe avujve nëntoksor, gjithnjë e më tepër po vihet në shfrytëzim edhe në vende të tjera si: në Zelandën e Re,  Japoni, Kanada dhe madje në Groenlandën e mbuluar me akuj.,, (Po aty, f. 146).

     Tanima teknologjitë e shpimit dhe  prodhimit të energjisë janë realizuar shumë mirë.  Ato sa vijn e përsosen dhe më me shumë rendiment.  Prodhojn energji me kosto ‘’…njëzetë e tri herë më e lirë,  se energjia që prodhojn  hidrocentralet…,,( Enc. Kl.  F. 137. Tir. 1968), dhe janë të pastër për mjedisin rrethues e shëndetin e njeriut dhe gjallesave të tjera.

    Këto çentrale punojn me avujt  që dalin nga thellësitë e tokës.  Shpimet në thellësi kryhen aty ku jepen sinjale avujsh të nxehtë dhe ai del me një presion shumë të madh.  Është gjeotermika, degë e gjeologjisë që merret me këto zbulime dhe rekomandon vënjen në shfrytëzim   për një periudh kohe relativisht të gjatë.

     Nuk ka dyshim se Shqipërisë nuk i mungojn studime të tilla, por janë politkanët e qeveritarët që zgjedhin udhët më të shkurtëra edhe pse ato janë në favor të zhdukjes së krahinave përherë të banueshme, e shkatërrimeve të mjedisit si bazë jetese e prodhuese e gjallesave duke përfshirë edhe njeriun.

          Hidrocentralet

      Edhe këto janë trajtuar në një studim tjetër. Por e ndjejm të nevojshme t’i trajtojm shkurtazi.  Kuptohet në  kandvështrime  origjinale. ‘’Energjia nga hidrocentralet prodhohet duke shfrytëzuar forcën e ujrave që dalin nga ngushtica ose diga të cilat venë në lëvizje turbina të fuqishme të cilat prodhojn energji elektrike.,, (Po aty. Enzicl. F.239. In Cina)  Dhe më tej për të kuptuar më qartë e kuptueshëm, ja dhe vend vendosja e tyre dhe kushtet që duhet të plotësojn:‘’Makineritë e hidrocentraleve shpesh ndërtohen në zonat malore ku shirat janë të shumta dhe pothuajse gjatë gjithë vitit në lugina ku mund  të ndërtohen diga të tilla ku të formohen liqene, pra rezerva uji.,, (Enc. Della Scienza.,, f. 239 . In Cina 2010)  Në shkallë botërore deri në vitin 2010  kemi këtë prodhim energjie elektrike nga hidrocentralet elektrike: ‘’ Hidrocentralet prodhojn rreth 20 % të energjisë elektrike që përdoret në të gjithë botën.,, (Po aty. Enziclop.  f.  239. In Cina)  Ndërsa tani po braktiset kjo mënyrë prodhimi nga paksimi i ndjeshëm i rezervave të ujrave dhe stinët me thatsira të tejzgjatura.

       Kjo formë prodhimi e energjisë elektrike është shumë e përhapur dhe e përdorur në mbarë rruzullin e dheut. Pas viteve 1990 në Shqipëri ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël  duke futur përrenj e burime në tuba ka marrun përpjestime të llahtarshme, duke shkatërruar mjedise natyrore e popullata të shumë gjallesave që nga një qelizorët e deri te masive të konsiderueshme pyjesh si dhe  detyruar mjaft fshatar të largohen nga vendbanimet e tyre mijëra vjeçare. ‘’Sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Energjisë, “…nga viti 2005 deri në vitin 2022 janë nënshkruar në total 282 kontrata për ndertimin e 621 HEC-eve, nga të cilat 25 kontrata për ndërtimin e 128 HEC-eve janë ndërprerë”. (Revista ‘’Monitor.,,  31. Gusht. 2023)

   Do të ndalemi në disa shifra për të argumentuar se sa prodhohet nga hidrocentralet pa patur nevojë për hidrocentralin Skavica. Ja dhe prodhimi i energjisë elektrike vetëm nga hidrocentrale të mëdhenj e të vegjël:‘’Duke konsideruar që prodhimi mesatar shumëvjeçar i KESH sh.a. është në vlerën prej 3 800 000 MWh, ndërsa, në vitin 2022 ishte në vlerën prej 3  859 730 MWh (mesatarja e viteve 2009 – 2022 është 4 443 140 MWh),…,, (Shoqata “Kund. ndaj digës se Skav.,,‘’Energjia elektrike dhe skavica – argumenta dhe evidence – trajtimi energjitik.,, Dielli, 5. Janar. 2024)

      Ja dhe prodhimi, ose kapaciteti i përgjithshëm i hidrocentraleve të vegjël: ‘’ Sipas të dhënave të sigurara nga Enti Rregullator i Energjisë, hidrocentralet e vogla gjatë 9 mujorit të 2021 mbuluan vetëm 19.5% të kërkesës kombëtare për energji elektrike. Në të njejtën periudhë në vitin 2022 kjo shifër ishte 24.3%…,, (Revista ‘’Monitor.,, 31. Gusht. 2023)  Në kushtet e tanishme të ngrohjes klimatike, të ndryshimit të stinëve, pra ato nuk kuptohen kur hyn njëra e kur del tjetra, duhet të kërkojm  edhe një burim tjetër i cili vërtet sot është i pa shtershëm dhe me teknologjitë e kohës, plotësisht të shfrytëzueshëm pa shkatërruar e ndotur  natyrën. Ja dhe mendimi i Prof. Aleko Miho:“Mbi 2100 kh/m2/vit energji na vjen falas nga dielli në Shqipëri. Kjo do të thotë më shumë se 300 ditë me diell në vit; pse të mos shohim edhe mundësinë për investime në përdorimin e energjisë diellore, veçanërisht në zonat rurale.,, (Revista ‘’Monitor.,,  (31. Gusht. 2023)   Po e trajtojm edhe një herë në këndvështrime të reja.

Energjia diellore, panelat prodhuese, teknologjitë e avancuara

      Energjia që fitohet, e prodhohet nga panele diellore me përbërje të veçanta kimike  që quhet ndryshe edhe energji Fotovoltaike, e cila bazohet në  thithjen e rrezeve të diellit e kthimin ose transformimin e tyre  në energji elektrike.  Të ndalemi  në etimologjinë e emërtimit të saj.   Dhe ja:  Foto  është shkurtim i fjalës fotografi.  Voltaika (voltaico– in ital. S. M) sepse i ngjan fitimit të energjisë  nga bateritë që përdoren gjërsisht sot, shpikësi i të cilit ishte Italiani Aleksandër Volta (1745- 1827) në ‘’…prodhim energjie elektrike të vazhdueshme,  bazuar në bashkëveprimin e disa elementëve kimik… që thirren ‘’…element të pilës voltaike…,,(Li Zingarelli 2019. Vocabullario della lingua italiana.,, f. 2614. Zingarelli 2019)   Edhe një herë për të kthjelluar funksionimin e kësaj teknologjie të re, për prodhim  energjie elektrike nga ky burim i pa shtershëm siç jane rrezet e diellit. Dhe ja erdhi momenti i përkufizimit shkencor:  ‘’Panelat diellore ose fotovoltaike, lejojn  kthimin direkt të energjisë diellore në energji elektrike në bazë të vetive fiziko kimike të funksionimit të materialit  special fotovoltaiko.,, (Enziclopedia  Zanichelli- Selezione,  A-K.  p.726, Bologna 1994)

         Dielli ky trup gjigand i ndritshëm! Jeta mbi tokë pa atë do të ishte e pamundur. Me zhvillimet e reja klimatike është bërë objekt i randësishëm studimi për prodhim energjie elektrike.   Dhe ja përse: ‘’Dielli është burimi kryesor për natyrën tokësore.  Ka qindra miliona vjet që është zhvilluar në Tokë jeta..,, (‘’Toka dhe gjithësia.,, f. 256,  Tiranë 1977)

         Le të përpiqemi të mësojm mbi fizikën e atmosferës dhe vetë këtë trup qiellor pa të cilin jeta në tokë do të ishte e pa mundur. Dhe ja disa pyetje e përgjigje. ‘’Çfarë rrezesh lëshon dielli? Dhe cilat prej tyre arrijnë gjer te ne, në sipërfaqen e Tokës? Dielli ynë rrrezaton rreze nga më të ndryshme, të dukshme e të pa dukshme. Infra të kuqe, ultraviolete e rëntgen..,, (Po aty, f. 256)

     Përpara se të shfrytëzojm rrezet diellore duhet të dimë se cilat janë, dobitë e tyre në përgjithësi  dhe cilat janë karakteristikat e tyre fizike. Dhe ja të lexojm më poshtë: Rrezet e padukshme  që leshon lamshi i zjarrt diellor:’’Këto janë:  rrezet ulrtraviolete, që veprojnë fort në proceset kimike dhe në organizmat e gjalla; rrezet rontgen, që përshkojn  jo vetëm trupin tonë, por edhe pllakat metalike; edhe më pershkuese janë rrezet gama të berthamës së atomit. Keto janë gjithashtu rreze infra të kuqe, që ngrohin mirë sendet.,, Dhe më në fund radovalët  ‘’natyra e të cilave është gjithashtu e ngjajshm me ato të dritës.,, (Po aty,  f. 253)

       Dhe më tej në udhën e studimeve të tjera të astronomëve do të zbulohet një dukuri  tjetër te dielli mjaft e randesishme per jetën mbi tokë. Dhe ja: ‘’Dielli është njëri prej yjeve të verdhë. Në përhapjen e dritës së rrezatuar prej tij, energji më të madhe zotërojn rrezet e verdha dhe të verdha në të gjelbërt.  …ndaj këtyre rrezeve syri ynë është më i ndjeshëm dhe i sheh ato me mirë nga të gjitha.,,(Po aty, f. 257-258)

      Natyra ka ndërtuar në mes tokës e diellit një pengesë të fuqishme që rrezet e  damshme të  lëshuara nga dielli të mos dëmtojn  jetën e gjallesave kudo në lamshin tokësor. Dhe ja ta mesojm edhe kete: ‘’…midis diellit dhe nesh, për të parit tonë egziston një barierë e madhe që pengon shumë nga këto rreze. Një barriere e tillë është atmosfera që rrethon lamshin tokësor. Ajo thith dhe nuk lejon kalimin e rrezeve ultraviolete me  gjatësi vale më pak se tre të dhejtëmijtën pjesë të milimetrit. Po ashtu vepron edhe me rrezet ultra të shkurtëra rëntgen. Nuk kalojn nëpërmjet atmosferës dhe rrezet  infra të kuqe të cilat në veçanti pengohen nga avujt e ujit. Dhe vetëm një pjesë shumë e vogël e rrezeve diellore e kalojnë këtë pengese ajrore.,, (Po aty, f. 256)

     E shtjelluar me tej, ky problem apo dukuri natyrore  do të thotë që:‘’Flukset e fuqishme të ‘’rrezeve të vdekjes,, (ultraviolet dhe rëntgen) shperndahen nga dielli në hapsirën përreth. Ato hyjnë në sasira të medha dhe në atmosferën që rrethon lamshin e tokës. …Për fat të mirë, për ne dhe për gjithë natyrën e gjallë, rreze të tilla pothuaj nuk arrijnë gjer në sipërfaqen e tokës. Toka ka veshur një mburojë  që na mbron nga këto rreze. Si mburoj e tillë shërben atmosfera, që thith rrezet ultraviolete.,,( po aty f.  264)

     Për të kuptuar filtrimin e këtyre rrezeve lëshuar nga lamshi i zjarrt,  po japim edhe një pjesë të shkurtër: ‘’…atmosfera është  një ‘’dritare,, origjinale, e cila lejon vetëm disa rreze me gjatësi të caktuar, ‘’dritare e  tejdukshme,,  siç e quajnë. Rrezet për të cilat ajo ështe e hapur, kanë gjatësi vale më të madhe se sa rrezet ultraviolete, por më të vogël se ato infra të kuqe.,, (Po aty, f. 256-257)

      Tanima i erdhi rradha të trajtojm një shtresë tjetër e cila ka qenë objekt i  debateve të shumta mbi veprimin e saj në ngrohjen e Tokës, pra rritjen e ndjeshme të temperaturave.  Lexojm më poshtë: ‘’Në lartësinë 20 -30 km dhe më lart  (gjer në 60 km) ndodhet  një shtresë e veçantë e ajrit, që përmban gaz ozon (zbuluar nga francezi Charles Fabry  në vitin 1913). Ozoni është një izotop i oksigjenit. Në qoftë se  molekula e oksigjenit ka dy atome, molekula e ozonit ka tri atome.,, (Po aty, f. 265)  Mirëpor me kalimin e kohës përqindja e tij filloi të zvoglohej ndjeshëm. Ne vitin 1978  ai u zvoglua ne 2.4%. (‘’Invenzione e scoperte.,, f. 85.  Giunti Junior 2012.) Ndërsa në ‘’vitin 1985 shkencëtaret britanik në afërsi të poleve zbuluan se ishte formuar një vrimë.  Ndërsa më 2005 shkencetarët zbuluan se vrima ozonike ishte spostuar mbi Antraktidë.,,  (Po aty. f. 85)

      E kushtëzuar nga ndryshimet klimatike  sot prodhimi i energjise elketrike i ka drejtuar kamerat e kërkimeve shkencore të teknologjive të reja nga dielli.   Dhe ja situata sot në vendin tonë:’’Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike, specifikisht 1,900 MW në toka jo-pjellore. Vetëm në rast të shfrytëzimit të këtij potenciali, Shqipëria lehtësisht mund të kthehet në vend eksportues, pasi prodhimi i energjisë elektrike vetëm nga kjo teknologji, do të arrinte vlerat e 2,660,000 MWh. (‘’Energjia elektrike dhe Skavica – argumenta dhe evidence – trajtimi energjitik.,, ‘’Dielli,,  5. Janar. 2024)

     Lind pyetja kur kemi gjithë këto burime të prodhimit të energjisë elektrike. Përse duhet ndërtuar hidrocentrali Skavica kur venedet e zhvilluar i kanë braktisur dhe po shkatërron ato me kapacitete të medha ujëmbledhëse  që i kishin ndërtuar vite më parë?

  1.  Ndjekja në kohe e hapsirë, njohja e burimeve të ndriçimit nga zjarri i parë i zbuluar në kohën primitive e deri në çentralet bërthamore dhe panelat diellore është e domozdoshme për të ndërgjegjësuar të gjithë  neve e mbi të gjitha politikanët në burimet që egzistojne për prodhimin e energjisë elketrike.
  2.   Nuk mund të dëbohet, të syrgjinoset një krahinë e tërë me djep jete, troje që në epokën e neolitit të hershëm për kapriçot e një  kryeministri me pretekstet absurde për të shpëtuar  përmbytjen e Shkodrës dhe si rezervë ujore për liqenet e tjera të  kaskadës së Drinit.
  3.   Me parë duhet të konsultohen, të debatojn, të diskutojn  me gjithë specialistët e fushave të ndryshme që  kanë fushën e tyre në këtë ndërmarrje, aventurë që vërtet është absurde.
  4.    Pas kësaj duhet të kërkohen nga institucione shkencore e ligjore se cilat janë mundësitë për të fituar këte energji në kushte të reja klimatike, shoqërore, dhe mbi të drejtën themelore të njeriut mbi pronën.
  5.    Pa një referendum mbarë popullor  nuk mund të zhduket një krahinë e tërë, kur i sillen  damtime të pa llogaritshme gjithë kombit Shqiptar nga pikpamja strategjike, demogrfike, mjedisore, historike, arkeologjike.

Ka ardhur koha që gjithë sejcili nga Kryeministri E. Ramma e deri te fshatari me i thjeshte kudo që jeton e punon t’i verë gishtin kokës, të mendohet thellë, të shoshiten të gjitha burimet e tjera energjitike duke i vendosur në peshore me ‘’gjolin Skavica,, pastaj të vendoset.  Sigurisht  do  të dalë i pa leverdisshëm ekonomikisht dhe me pasoja të pa llogaritshme  për popullsinë e Dibrës së Poshtëme dhe njedisin ekologjik të saj për sot dhe për nesër.