Udhëzues për apokalipsin-Vladimir Bizhga


Udhëzues për apokalipsin

Si një re

E zeze

Gjithë

Klikime,

Fluturova,

Me ambasadoren

Drejt

Domosdovës.

Ku arinjtë

Dhe çakejtë,

Japin

Drejtësi…

Atë natë

bota

ishte

e jona..

Ferrit

përmes

i rashë,

me udhëzues,

për apokalipsin

ne çatinë

e vargjeve.

Ku punëtorët

e rafinerisë

ne Ballsh,

6 muaj

Enderroin

Bukën..

Ku varfanjakë

të pasur

dhe berberët

Arrestohen..

Ku horrat

Janë

revolucionar

dhe fosile..

Ku lëvizjet

flasin,

per lëvizje

dhe tjerrin

deklarata…..

Ku Othellot

Nuk janë,

me xheloz

nga Kasi..

Ku atje

Donald

Trump,

myslimanet

dhe Presidencën

Si dem

E qëllon..

Ku sytë

e ftohtë

te hënës,

prostitutat,

Shitësit

E qumështit,

Si fantazma

Dekretesh,

kërkon

Rigoleton…

Ku Politikanet

Ne epshin

ekstreme,

Masturbojen

Pushtetet,

në ekstazë

dënglash…..

Ku shpresa,

mbi varkë

Anakreonin

Kalon..

Te kam

lënë

malin..

Atë natë

bota

ishte

e jona..

Ferrit

përmes

i rashë,

me udhëzues

për apokalipsin.

Ne çatinë,

e vargjeve .

Ku duart

e punëtoreve,

nga balta

do ngrinin

Shqipërinë….

About Post Author