UJËVARË VARGU ,PËRMBI RE !
÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷
U ngrita në ëndërrime
Nëpër pemë që binin fletë !
Rreze marë në diell e hënë
Kishte filluar flladi i lehtë.
Ndjeja sa lehtë kesh kaluar !
Marë me vete penë dhe fletë
Aty mbi to kisha shkruar
Ujvarë ‘ vargu ‘ përmbi ret .
Bashkë me yjet përqafuar
Pejsazh të bukur krijuar !
Më kishin mahnit dhe mua
Sa nga gjumi isha zgjuar.
Ret e bardha më përcollën
Si karafil me aromë
Nëpër ëndërr më su dukën
Veshën malin si kurorë.
Kënaqësinë ,atje e mora !
Fluturim gjithë universit
Lulet e natyrës mblodha
Me çdo ngjyrë , stolisa rreshtin.( vargun)
Ulur butë si te pambuku !
Ret e bardha ,qilim shtruar
Mbi to dhe në ëndërrime!
Ujëvarë ‘ vargu kisha shkruar.
Filloi e zbardhi mëngjesi
Vesa ‘ pikë loti’ ka rënë !
Mbi petale ,flet dhe lule
Po ndriçon si një argjëndë.
E drejt e autorit.
9..NËNDOR..20 24..
…VLORË..