Ujku do mjergull-Suzana Rama


Është vonë, shumë vonë,

ka kaluar tashmë mesnata,

dimër, ftohtë, errësirë,

mezi ecin orët e gjata.

Por qielli ka yje sot,

mjergulla ngado mbretëron,

më mbyt, por me duket sikur,

të dal përjashta më fton.

Po ç’të bëj, ku dreqin të shkoj,

që të marr rrugën, kë të kêrkoj,

mëndja në një cep dikë gjen,

por jo, jo për asgjë nuk ja vlen.

E vendosa s’do të dal gjithsesi,

por mos eja, mos u mundo as ti,

më kanë mbaruar fjalët për ty,

heshtja s’është mik i mirë, për të dy.

Por nëse vjen me këtë kohë,

që mjergulla hapur krahët ka ngado,

do friksohem dhe pse zëmra drithëron,

se thonë, që ujku mjergull kërkon….

Tiranë 18 12 2019