Ulërijnë shpirtërat e të rënëve
në luftërat per ty nanë Çameri
por i degjonë zëmrat,jo veshët
atje ku ndihen,se janë Shqiptari.
Ulërijnë shpirtërat e të vrarëve
shumica gra,pleqë dhe fëmijë,
mirë na vranë,prenë a dogjen
një varrë s’na bëtë në Çameri?!
Vazhdon të ulerijë toka Çame
i dhëmbin plagët qe ka në shpirtë,
më i bukuri vend,qe ka bërë zoti
mbeti duke pritur,ti venë te bijtë.
Duro nane,ende jemi te vegjel
por jo nga trupi,po nga shpirti,
të vegjel vijnë te gjithë në jetë
u rritë ai,qe nga te tjeret s’priti.
