Ulësja me shenjë -Tregim-Azem Baliaj


Tregim-

Azem Baliaj

Ne jeten e njeriut, ka dite qe mbesin te ngulitura ne kujtese edhe po nuk shenove asnje fjale perkujtimore ne ditar.

Mua, me ka mbetur 3 shtatori i atij viti, si nje nder ditet me magjike te jetes. Jo vetem pse, qe ne mengjes te asaj dite, mikja e arte me dedikoi nje lirike te arte, te cilen, perpiqem ta mesoj permendesh, por nga kenaqesia e madhe qe me jep, ende sot, nuk arrij ta perseris deri ne fund pa u ngatrruar…Nuk e di pse?!

Para largimit nga Atdheu, erdhi te me takonte ne nje lokal te madh buze detit. Ishim ndare te sqaruar per pamundesine e takimit tone, po ajo, se si kishte manovruar as tani nuk e bluaj dot.

-Do vij te muzika. – me tha ne celular. U zverdha. Shpejt u skuqa nga mendimi mos me pau. Ngaqe e kisha shkrehur shpresen per ardhje u corientova totalisht.

-Te me doje kaq shume valle?! – i thosha vetes, sikur po i thosha nje mase njerzish te votonin per mua ne listen per deputet?! As qe e besoja, por instikti i brendshem i ndjenjes per te, ma nxirrte kete pyetje-dileme si me grep. Pergjigjen ku ta merrja?!

Ajo ardhje i dha nje hov te papare vrullit te ndjesive te perbashketa. As muzika, as pijet, as shakate, as vallzimet nuk ma largonin corientimin. As ajo vete, me qendrimin klasik te nje autoriteti siperor, qe me dukej sikur thoshte:

-Ate qe ndjej e bej, nuk me ndalon asgje! Per shpirtin e mire kam shpirt te mire!

-Po dashuria…- i thoshja une me ate heshtjen time te ngrire nga mosbesimi i duhur, i plagosur ndjesish?!

Te gjitha emocionet e mia i kishte nenvizuar si te ishte kamera e fshehte: Psheretije, fshije syte, kerceje a kendoje i paperqendruar, humoret nuk te buronin lirshem…etj nga keto…

M’i tha te nesermen, pak para udhetimit. I pranova pa medyshje. Fiks ashtu ishte! E vleresova per guximin, surprizen, gjakftohtesine por, pyetjen-dileme qe me mundonte mua nuk ja beja dot.

Te nesermen, pas perjetimit te mrekullueshem, te pabesueshem, shihja veten ne pasqyre.

– Sa i shemtuar! – thosha. Mundohesha te gjej te vetja ndonje detaj qe vlen. Asnje s’me pelqente!

– Po c’dreqin pati ajo, pse erdhi pra, te me takonte?! – bombardoja me pyetje “injorancen” time?! Me ne fund kujtova se gjeta bregun pas trullimit ne dallge mendimesh.

– Ajo, ka bluar me fisnikerine e saj se, ky njeri me do, me do pafundesisht dhe une nuk kam pse ia perdhosi kete ndjesi te cilen, mbase vete ia kam zgjuar thjesht, nga nje kombinim i rastesishem shpirtrash, pas kqyrjeve te befta, buzeqeshjeve te menduara, shprehive te dyanshme, me teper se dashurore!

Ky “breg” u be shpetimtar he per he. Me daten 4 shtator ne darken e radhes muzikore, pa nje pa dy i bera nje shenje te dallueshme uleses ku kishte qendruar “autoriteti” i dates 3. Dy kengetaret dhe miku im, menaxher i lokalit (i cili qeshi me dhimbje per gjestin tim) me ironizuan gjithe mbremjen…

-Ti nuk je ne rregull, dicka te ka gjetur, je hutuar keq…Ngreu bej si netet tjera, kendo, kerce, qesh, netet a ditet e jetes jane te llojllojshme! – e plot batuta qe me skuqnin si adoloshent para me te rriturve! I duroja me nje sinqeritet te arte. U ula ne ulesen e mikes dhe gati qava.

-Pse erdhi?! – pyeta pa ze yjet, detin, muziken, valltaret?!

-A thua, me do?! Me dashuron nuk guxova te them, as me heshtje, sepse tek vetja, kurre nuk gjeta nje gje te rralle qe vlen! Ndaj 3 shtatorin e atij viti e kujtoj “si shenje” (jo vetem ne ulese), a mos le gjurme ne jete, dhe heredokure, do filloj te gjej vlera brenda vetes, ngaqe dikush me shihte ndryshe! Ajo, me siguri do qeshe kur ta lexoje tregimin dhe ka te drejte…

Te qeshur e dua! Te qeshur e pres! Eh, dashuria!

Dashurine e zbukurojme me teper me qendisjet tona shpirterore kur ndjejme dicka per dike, apo anasjelltas, se sa na e dhuron ne te vertete, realiteti!

Dhe vetja jone, na ngjan perhere e shemtuar, para saj!

SHBA,07.10.2019.-ajb-