Ulliri qendrestari i tajfuneve të kohërave-Nga Dr.Selman Mëziu


       Meditim         

                                                                      

Ishte mesditë me diell pranveror. Edhe pse fund tetori. Ecja përbri përroit Lana që përshkon Kryeqytetin Tirana. Hidhja hapat me kujdes, njëkohësisht vështroja rrapet me gjethe pothuajse të zverdhura, në të majtë të udhës ‘’Ali Demi.,, Dyqane me veshëmbathje, celularësh, frutash e perimesh e kafene mbushur me njerëz. Me kafen e gotën e rakisë përpara. Dikush tymoste me cingaren e duhanit shtërnguar në mes buzëve. Lulëzimi i tregut krahas përkushtimit të dyqanxhijve që presin me edukatë blerësit, të gëzon. Sejcili mbart mbi kurriz copëza jete të gjithë farëshme. Kalimtar të rinj që dalin nga shkollat e nënat me trasta ushqimesh ose fruta e perime, lëvizin me indiferencë. Brezat rritin e kujdesen për brezat. Zaten kështu shoqëria njerëzore ripërtërihet e vazhdon udhëtimin edhe shtigjeve të pa shkelura.

   Sodisja peisazhet gjelbëruese buzë përroit Lana, me ujra të turbullta që mezi dukeshin aty këtu, algat jeshile. Nga mërzia rrudhosje buzët, kur shikoja ndonjë mbeturinë plastike. Makina gjithëfarë marke ecnin me shpejtësi. Udha ishte një kalimshe. Këmbësoret hidhnin hapat me kujdes falë trotuareve ose udhë kalimeve kamsore. Ndalem sa kaq i befasuar. Një ulli me kurorë të argjendtë ngrihesh vigan mbi kambësoren. Degëzat e reja që kapërtheheshin me njëra tjetrën tregonin rininë e tyre. Kuptohet para disa vitesh kurora e harlisur ishte krasitur pa mëshirë.  Trupi i tij në bazë rrethohesh nga pllaka çimentoje drejtkëndëshe. Aty këtu i prerë, dallohesh plaga që ishte nxirë. Vështroi me kujdes gjithë andej trupin e tij.   Sa kaq trupin tim prej mishi e kockash m’a përshkuan emocione të çuditshme. Përse vallë pyet me të drejt lexuesi?

     Trupi i gjallë, plotë plagë mbyllura. Nuk janë vetëm shtatë si në legjenda.  Koha pa mëshirë, ka vepruar mbi trupin e tij, që nga rinia e hershme. Edhe pse këtyre anëve ka qenë ullishte. Ky bajloz biologjik e i bekuar, gjallon sot e kësaj dite. Trupi i tij mbi një metër perimetër është dëshmia e një moshe më se një shekull. Ai ju ka rezistuar me forcë dallgëve të pa meshirshme të kohërave.  Kushedi sa ullinj ka prodhuar. Askush nuk mund të dëshmoi se sa familje janë ushqyer me vajin e nxjerrë nga shtrydhja e kokrrave të tij. Ndërsa plagët gjatësore në trupin e tij i ngjajnë një burri vigan, një shekullor. Sigurisht të shumë vuajtur e pjestar luftërash të përgjakshme. Rrudhat e ballit e të fytyrës tregojnë moshën e thyer. Gjithashtu edhe qendrestar i jetës plotë luftëra, përpjekje, plagosje kafshime.  Njeriu e ulliri dy qenie biologjike, bashkëudhëtare në hapësirë e kohë

    Biologjia është edhe ajo  pasqyrë e historisë. Në gjithë botën e gjallë e cila jeton bashkërisht me kundërshtitë e saj.  Me miqtë e armiqtë.  Me përkëdheljet e miqve, bashkëkohësve, por edhe me egërsimet e kundërshtarëve. Pse jo, njerëzve që nuk ia njohin vlerat e shumta të ullirit. Si zbukurues i peizazheve. Si prodhues oksigjeni e thithje të gazit karbonik. Si prodhues frutash që përfitohet vaji i ullirit si ilaç e për gatime. Si dru i fort, posi hekuri me dejet, përthyerjet e ngjyrave.  Shërben sigurish deri për lugë druri e skulptura me pamje magjepse. Dobitë e tij janë  të pa numurta.

    Mirëpo, për çudi nuk i kanë dhanun edhe një dekorate mirënjohje. Edhe pse ky ulli plagë mbyllur, por me shumë shenja të mbetura me të ardhur keq për vuajtjet e stërmundimet për të mbijetuar. Stërgjyshërit e tij edhe ma andej kanë mbretëruar në peizazhet bregdetare të kohës së Ilirëve.  Ndoshta dhe ma në thellësi të stalaktideve të shekujve. 

             Na duhet të shqetësohemi e merakosemi se ky ulli i vetmi në kambsore, fare pranë udhës të makinave, prodhuese të pluhurave, gazrave helmuese etj që vazhdimisht i shkaktojn dhimbje të mundimshme. Pse jo edhe nga goditjet  e shkaktuar në rrethana të ndryshme. Ky ulli i moçëm, këtu në kambësore, mjerisht, nuk ka patur kurrë perkujdesje. Këtë e tregojnë plagët e mbyllura keqas.  Forca e tij ripërtritëse si qenje biologjike për të mbijetuar i ngjan malsorit shpateve të maleve.   Pse jo minatorit në puset e thella të kromit.        

             Fatkeqësisht në trupin e tij në gropëza shikohen gur. Që ai i shtrëngon fort,  duke u rritur në trup, por duke mbajtur brenda këtë landë të huaj, të ngurtë, pa kurrëfarë vlere. Sigurisht ‘’dhuratë,, fatkeqe e njeriut të pa ditur. Sa turp! Sa të pa kulturë dhe edukatë! Rrudhat e gropëzat e shumta janë kthyer në kosh mbeturinash gjithë farëshe! Sa të pa respektueshëm kemi mbetur ndaj mjedisit e mbi të gjitha kësaj krijese të shenjt e bujare!  Nuk kuptojmë dëshirën e nevojat e kësaj qenje të gjallë me qëndrueshmëri kreshnikësh.

    Dikush duhet të  kujdest për këtë monument natyre. Edhe pse askush nuk është interesuar që ta pagëzoi si të tillë. Që këtu, në kambësore, i shumë vuajtur edhe nga asfalti përvëlues, nga ky ulli pothuajse më shumë se një shekull, ne specialistët, duhet të nisim punën. Për ta vlerësuar, mbrojtur, shëruar plagët kujdesur vazhdimisht. Vend ndodhja e tij ashtë rrezatim kulture e edukate. Kujdesimi për këtë ulli ose edhe të tjerë, duhet të jetë si për heronjt, njerëz, të punës, kulturës, artit,  shkencës.

   Bijtë e tij i kemi parë dendur nëpër lulishte.  Shoqëruar me trandafila. Çuditërisht e përdorin këtu në lulishtet e reja te Tiranës si dru zbukurues.  Marrëzisht i hiqet e drejta si pemë shume çmueshme vaji e frutash. Habia rrit shtatë kur mbillet e rritet në vazo me plotë me kokrra. Një veprim budallallekçe i lulishtarëve që nuk kanë bamun llogari se ai do të na prodhoi fruta këtu. Tjetër veçori biologjike që nën hijene tij nuk rritet asgjë. Ne vazhdim, aciditeti i  vajit, zhduk bimësinë zbukuruese e gjithëçka tjetër.  Atëhere është vepruar gabimisht.  Teknikisht vetëm distanaca mbi tetë metra, kjo pemë ka aftësi të çfaqi cilësitë e saja.  Afrojuni ullirit në udhën ‘’Ali Demi,, ai, ju mëson shumë. Duajeni e përkujdesuni.  Dëshmitar i luftës se egër e të pa barabartë duke sfiduar rrebeshet e pa numurta.  Kuptohet vetë vetiu edhe një njeri fis, fshat, krahinë apo dhe komb duhet të mësoi prej ullirit plagë mbyllur, por mbushur me shenja vuajtjesh makabre.  Kryeqytetasi ka çfarë meson nga natyra. Ajo është edhe mësuese edhe edukatore.