Ulliri
Pak të zgjatem në dritare,
Degë ulliri prek me dorë.
Sa dëshirë do të kisha sonte,
Me dy degë, të bëj kurorë!
Jo kurorë për puthadorët,
As te mbretër nuk e çoj.
E desha për paqësorët,
Shpirtin tim të ma qetësojë.
Rrënjëthelli është i plakur
Dhe në trung zgërbonja plot.
Çdo zgërbonjë, një gojë e hapur,
Shpellë që fsheh gëzim dhe lotë.
Thonë s’ka paqe nën ullinj.
Do ta pyes: Nuk ka vërtetë?
Se po grinden dy kushërinj,
Kjo s’është parë gjëkund në jetë.
Me lirinë dhe pasurinë,
Pleq, të rinj, dilni në shesh.
Keni humbur dashurinë,
Ulliri kur iu sheh buzëqesh.
