Ulur mbi një shkëmb-


Gurëzuar mb’ atë shkëmb mes dy detesh.

Perëndimi;më josh.

Më lëbyr, më përlot

Kështu ka perënduar- miliona vjetësh.

Eeh! Ky kep mes dy detesh

Më mban Gurëzuar.

Vala përkëdhel e përkrip kepin

E këmbët e mija; ndarë dy detesh.

Cifluar zemra, në miliona dhimbje përcjelljesh.

Mbeta gur mbi gurin mes detesh.

Perëndimesh lëbyrëse në përlotje përcjelljesh.

Shpirtimë laget e më kripet

E loti mi krip poshtë kepit

Mes dy detesh.

Tek sytë më treten n’ atë perëndim

Në atë bunacë loti mes dy detesh.

Muzgu po bie

Një tufë e shkërmoqur lulesh

Si bukuri tragjike

Tej perëndimit lëbyrës, përlotës

Si një bukuri e një dashurie të pakurorëzuar

Të mbetur përjetësisht në ëndërrat tretur

Poshtë dy detesh.

Mbetet kjo dashuri si këngë e përlotur e Vlorës.

Përmbi atë kep dergjem ca kohë

Me këmbët ndarë dy detesh.

Perëndimet s’ më lëbyrin, s’ më përlotin.

Shoh diellin ciflosur miliona grimca dielli.

Ç’ dashuri ndiej

Mbi atë kep mes dy detesh e kokën kah qielli.