ULUR PRANË DETIT
——————
Ulur pranë Detit,aty në një shkëmb
dallgët që valëzonin,unë vështroja
kujtoj eksodin,dhe shpirt më dhemb
dhe anijet nëpër Det,unë përfytyroja.
Parasysh si fantazma,anijet më dalin
tejmbushur në cdo cep,plot dhe përplot
edhe sot e kësaj dite,ato frikën më kallin
tragjedinë e Otrantos,jo nuk e harroj dot.
Dhe aty pranë Detit,mendimet më vinë
mijra e mijra njerëz,Detin kanë kaluar
të gjithë ne si popull,muarrëm arratine
pse paskemi qënë ne,të gjithe të mallkuar.?